4578332528/AE
CZ,SK,PL,EN,HR,AL
AL
Udhëzime për përdorimin
Zgjidhja e problemeve
Pajisja nuk punon kur ndizet, kontrolloni;
• Që spina është futur mirë në prizë dhe që ka
energji. (Për të kontrolluar energjinë në
prizë, vendosni një pajisje tjetër)
• Nëse ka rënë siguresa/automati ose çelësi i
shpërndarjes të rrymës është fikur.
• Që kontrolli i temperaturës të jetë vendosur
mirë.
• Që spina e re të jetë lidhur mirë, nëse e keni
ndryshuar atë origjinale.
Nëse pajisja përsëri nuk punon pas
kontrolleve të mësipërme, kontaktoni shitësin
nga ku e keni blerë njësinë.
Ju lutem sigurohuni që të jenë bërë kontrollet
e mësipërme pasi do të ketë një tarifë nëse
nuk gjendet asnjë defekt.
Informacione rreth zhurmave të
punimit
Për ta mbajtur temperaturën e zgjedhur
konstante, pajisja juaj ndez me raste
kompresorin.
Zhurmat që vijnë si rezultat janë normale.
Sapo pajisja të arrijë temperaturën e punimit,
zhurma ulet automatikisht në volum.
Zhurma e gumëzhimit lëshohet nga motori
(kompresori). Kur ndizet motori, zhurma mund
të rritet në volum për pak kohë.
Zhurma e flluskave, gurgullimës ose
gumëzhitjes lëshohet nga lënda ftohëse
ndërsa qarkullon përmes tubave.
Zhurma e klikimit mund të dëgjohet gjithmonë
kur termostati ndez/fik motorin.
Mund të ndodhë një zhurmë klikimi kur
- sistemi automatik i shkrirjes është aktiv.
- pajisja po ftohet
ose po ngrohet (zgjerim
material).
Nëse këto zhurma janë shumë të larta,
shkaqet ka mundësi të mos jenë serioze
dhe
zakonisht eliminohen lehtë.
Pajisja nuk është në nivel
Përdorni këmbët e rregullimit të lartësisë
ose
vendosni diçka poshtë këmbëve.
Pajisja nuk qëndron e lirë
Ju lutem largojeni pajisjen nga gjërat e tjera të
kuzhinës ose pajisjet e tjera.
Raftet janë të lira ose ngjitin
Ju lutem kontrolloni pjesët e lëvizshme, nëse
është e nevojshme,
montojini përsëri.
Paralajmërim!
Mos u mundoni në asnjë moment të riparoni
pajisjen ose pjesët elektrike vetë. Çdo riparim
i bërë nga një person jo i aftë është i
rrezikshëm për përdoruesin dhe mund të çojë
në humbje të garancisë.
43