![Beko RDSA280K20S Instructions Of Use Download Page 28](http://html.mh-extra.com/html/beko/rdsa280k20s/rdsa280k20s_instructions-of-use_2724278028.webp)
Simboli
mbi produktin ose mbi ambalazhin tregon që ky produkt nuk duhet të trajtohet si mbeturinë shtëpiake.
Në vend të kësaj duhet të dorëzohet në pikën e përshtatshme mbledhëse për riciklimin e aparateve elektrike dhe
elektronike. Duke siguruar që ky produkt të hidhet siç duhet, ndihmoni të parandalohen pasoja të mundshme negative
për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, të cilat mund të shkaktohen ndryshe nga hedhja e papërshtatshme e këtij
produkti. Për informacione më të hollësishme për riciklimin e këtij produkti, ju lutem kontaktoni zyrën lokale të qytetit
tuaj, shërbimin tuaj të mënjanimit të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin në të cilin e keni blerë produktin.
22
SQ
Udhëzime për përdorimin
Bëj-
Mbështillini ushqimet me erë të fortë ose
që mund të thahen në qese polietilieni, ose
fletë alumini ose vendosini në enë të
izoluara.
Bëj-
Mbështilleni bukën mirë për ta mbajtur të
freskët.
Bëj-
Ftoheni verën e bardhë, birrën dhe ujin
mineral para se ta shërbeni.
Bëj-
Kontrolloni përmbajtjet e ngrirësit herë pas
here.
Bëj-
Mbani ushqimet për kohë sa më të
shkurtër dhe përmbajuni datave "Më së
miri para" dhe "Përdoreni deri" etj.
Bëj-
Mbani ushqimet e ngrira nga dyqani sipas
udhëzimeve të dhëna në paketim.
Bëj-
Gjithmonë zgjidhni ushqime të freskëta me
cilësi të lartë dhe sigurohuni që të jenë të
pastra para se t'i ngrini.
Bëj-
Përgatitini ushqimet e freskëta për ngrirje
në racione të vogla për të garantuar ngrirje
të shpejtë.
Bëj-
Mbështilleni të gjithë ushqimin në fletë
alumini ose qese polietilieni për ngrirje dhe
sigurohuni që të nxirret ajri.
Bëj-
Mbështillini ushqimet e ngrira menjëherë
pas blerjes dhe vendosini në ngrirës sa më
shpejt të jetë e mundur.
Bëj-
Shkrini ushqimet në pjesën e frigoriferit.
Mos-
Mbani banane në vendin e frigoriferit.
Mos-
Mbani pjepër në frigorifer. Mund të
ftohet për periudha të shkurtra për sa
kohë është i mbështjellë për të mos
lejuar kalimin e shijes në ushqimet e
tjera.
Mos-
I mbuloni raftet me materiale mbrojtëse
që mund të pengojnë qarkullimin e ajrit.
Mos-
Mbani substanca helmuese ose të
rrezikshme në pajisjen tuaj. Është bërë
vetëm për mbajtjen e ushqimeve të
ngrënshme.
Mos-
Konsumoni ushqime që janë ftohur për
një periudhë kohe shumë të gjatë.
Mos-
Mbani ushqime të gatuara dhe të
freskëta së bashku në të njëjtën enë.
Ato duhet të paketohen dhe të mbahen
veç.
Mos-
I lini ushqimet ose pijet që shkrijnë të
derdhen mbi ushqime.
Mos-
E lini derën të hapur për periudha të
gjata, pasi kjo do ta bëjë pajisjen më të
kushtueshme në punim dhe mund të
shkaktojë formim të tepërt të akullit.
Mos-
Përdorni objekte të mprehta si thika
ose pirunë për të hequr akullin.
Mos-
Vendosni ushqime të nxehta në pajisje.
Lërini të ftohen më parë.
Mos-
Vendosni shishe të mbushura ose
kanaçe të mbyllura që përmbajnë
lëngje të karbonuara brenda ngrirësit
pasi mund të pëlcasin.
Mos-
E tejkaloni ngarkesën maksimale të
ngrirjes kur ngrini ushqime të freskëta.
Mos-
I jepni fëmijëve akullore dhe kuba akulli
direkt nga ngrirësi. Temperatura e ulët
mund të shkaktojë djegie ngrice në
buzë.
Mos-
I ngrini pijet me gaz.
Mos-
U mundoni t'i mbani ushqimet e ngrira
që janë shkrirë; duhet të hahen brenda
24 orësh ose të gatuhen dhe të ngrihen
përsëri.
Mos-
I hiqni gjërat nga ngrirësi me duar të
lagura.
Zgjidhja e problemeve
Pajisja nuk punon kur ndizet, kontrolloni;
• Që spina është futur mirë në prizë dhe që ka
energji. (Për të kontrolluar energjinë në prizë,
vendosni një pajisje tjetër)
• Nëse ka rënë siguresa/automati ose çelësi i
shpërndarjes të rrymës është fikur.
• Që kontrolli i temperaturës të jetë vendosur
mirë.
• Që spina e re të jetë lidhur mirë, nëse e keni
ndryshuar atë origjinale.
Nëse pajisja përsëri nuk punon pas kontrolleve
të mësipërme, kontaktoni shitësin nga ku e keni
blerë njësinë.
Ju lutem sigurohuni që të jenë bërë kontrollet e
mësipërme pasi do të ketë një tarifë nëse nuk
gjendet asnjë defekt.