
39
Tharësja / Manuali i përdoruesit
5.6 Treguesit e paralajmërimeve
C
SHËNIM!
• Treguesit e paralajmërimeve mund të
ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes
suaj tharëse.
Pastrimi i filtrit
Kur të përfundojë programi, do të ndizet
tregues paralajmërues për pastrimin e filtrit.
Depozita e ujit
Nëse depozita e ujit mbushet derisa programi
vazhdon, treguesi i paralajmërimit fillon të
pulsojë dhe pajisja kalon në stand-by. Në
një rast të tillë zbrazni depozitën e ujit dhe
nisni programin duke shtypur butonin Start/
Stand-by. Treguesit e paralajmërimit fiken dhe
programi fillon.
Pastrimi i sirtarit të filtrit/
shkëmbyesit të nxehtësisë
Simboli i paralajmërimit pulson periodikisht për
të kujtuar se sirtari i filtrit duhet pastruar.
5.7 Fillimi i programit
Shtypni butonin Start/Stand-by për të filluar me
programin.
Treguesit Start/Stand-by dhe Drying ndizen për
të treguar që programi ka filluar.
5.8 Çelësi për Fëmijë
Pajisja për tharje ka një çelës për fëmijë
që parandalon rrjedhën e programit që të
pengohet kur shtypen butonat gjatë programit.
Kur Çelësi për Fëmijë aktivizohet, të gjithë
butonat në panel përveç çelësit
On/Off/
Program Selection do të çaktivizohen.
Shtypni butonin Audible Warning për 3
sekonda që të aktivizohet çelësi për fëmijë.
Çelësi për fëmijë duhet të çaktivizohet në
mënyrë që të fillohet me programin e ri pas
përfundimit të programit aktual apo të mund të
interferoj në program. Çaktivizimi i çelësit për
fëmijë, bëhet duke mbajtur shtypur butonat e
njejtë për 3 sekonda.
C
SHËNIM!
• Kur aktivizohet çelësi për fëmijë, treguesi
për paralajmërim i çelësit të fëmijëve në
ekran ndizet on.
Kur çelësi për fëmijë është aktiv:
Pajisja tharëse punon, ose në gjendjen stand-
by simbolet e treguesve nuk do të ndryshojnë
duke ndryshuar pozicionin e çelësit të
përzgjedhjes së programit.
C
SHËNIM!
• Kur pajisja tharëse është në përdorim dhe
çelësi për fëmijë aktivizohet, dëgjohet një
tingull bip i dyfishtë kur rrotullohet çelësi
i përzgjedhjes së programit. Nëse çelësi
për fëmijë anulohet pa e rrotulluar çelësin
e përzgjedhjes së programit në pozicionin
e tij të mëparshëm, programi përfundon
që kur rrotullohet çelësi i përzgjedhjes së
programit.
5.9 Ndryshimi i programit
pasi ai ka filluar
Mund ta ndryshoni programin që përzgjodhët
për të tharë rrobat me një program tjetër pasi
pajisja tharëse ka filluar punën.
• Për shembull, Ndaloni programin
dhe rrotulloni çelësin On/Off/Program
Selection për të përzgjedhur programin
Extra Dry(Esktra të thata) me qëllim që të
përzgjidhni programin Extra Dry(Esktra
të thata) në vend të programit Ironing
Dryness.
• Shtypni butonin Start/Stand-by për të
filluar me programin.
Shtimi dhe heqja e rrobave gjatë stand-by
Nëse dëshironi të shtoni apo heqni rrobat
për/nga pajisja tharëse pasi të filloj programi i
tharjes:
• Shtypni butonin Start/Stand-by për të
vendosur pajisjen në gjendjen Stand-by.
Veprimi i tharjes ndalon.
• Hapni derën e ngarkesës derisa gjendja të
jetë në Stand-by, dhe mbyllni derën pasi
të keni larguar apo vendosur rrobat.
• Shtypni butonin Start/Stand-by për të
filluar me programin.