![Beko DN 156720 DX User Manual Download Page 171](http://html.mh-extra.com/html/beko/dn-156720-dx/dn-156720-dx_user-manual_2724536171.webp)
SQ
14
4
Përgatitja
•
Frigoriferi duhet të montohet të paktën 30
cm larg nga burimet e nxehtësisë si pllakat
e gatimit, furrat, ngrohësit qendrorë dhe
sobat dhe të paktën 5 cm larg nga furrat
elektrike dhe nuk duhet të ndodhet nën
dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
•
Temperatura e ambientit e dhomës ku
montoni frigoriferin duhet të jetë të paktën
10°C. Nuk rekomandohet përdorimi i
frigoriferit në kushte më të ftohta, për sa i
përket efikasitetit të tij.
•
Sigurohuni që pjesa e brendshme e
frigoriferit të jetë plotësisht e pastruar.
•
Nëse montohen dy frigoriferë krah
njëri-tjetri, duhet të ketë të paktën 2 cm
distancë mes tyre.
•
Kur e përdorni frigoriferin për herë të parë,
kini parasysh udhëzimet e mëposhtme
gjatë gjashtë orëve të para.
•
Dera nuk duhet të hapet shpesh.
•
Ai duhet të përdoret bosh pa ushqime
në të.
•
Mos e hiqni frigoriferin nga priza. Në
rast se ndodh një defekt elektrik jashtë
kontrollit tuaj, shikoni paralajmërimet në
paragrafin “Zgjidhjet e rekomanduara për
problemet”.
•
Paketimi origjinal dhe materialet e
shkumës duhet të mbahen për transporte
ose lëvizje në të ardhmen.
•
Shportat/raftet e përfshira me ndarjen e
freskisë duhet të përdoren gjithmonë për
një konsum të ulët të energjisë dhe për
kushte më të mira të ruajtjes.
•
Kontakti i ushqimeve me sensorin e
temperaturës në ndarjen e ngrirësit mund
të rritë konsumin e energjisë të pajisjes.
Për këtë arsye duhet të shmangni çdo
kontakt me sensorin(ët).
•
Në disa modele, paneli i instrumenteve
fiket automatikisht 5 minuta pas mbylljes
së derës. Ai do të riaktivizohet kur të hapet
dera ose kur të shtypet një buton.
•
Për shkak të ndryshimit të temperaturës
si rezultat i hapjes/mbylljes së derës së
produktit gjatë përdorimit, kondensimi në
raftet e derës/trupit dhe në kontejnerët e
xhamit është normal
Summary of Contents for DN 156720 DX
Page 1: ...DN 156720 DX EN FR ES ...
Page 33: ...EWWERQWEW FR Réfrigérateur Manueld utilisation ...
Page 65: ...EWWERQWEW ES Refrigerador Manual del usuario ...
Page 96: ...www beko com tr www beko com 58 0038 0000 AA 1 2 EN FR ES ...
Page 97: ...DE SB SQ DN 156720 DX ...
Page 98: ...EWWERQWEW DE Kühlschrank Bedienungsanleitung ...
Page 128: ...EWWERQWEW SB Фрижидер Упутство за употребу ...
Page 158: ...EWWERQWEW SQ Frigorifer Manual Udhëzim ...
Page 189: ...www beko com tr www beko com 58 0038 0000 AA 2 2 DE SB SQ ...