Thellësia e mobilies
550 (550) mm
Lartësia e pjesës së
përparme të pajisjes
594 mm
Lartësia e pjesës së pasme
të pajisjes
576 mm
Gjerësia e pjesës së
përparme të pajisjes
595 mm
Gjerësia e pjesës së
pasme të pajisjes
559 mm
Thellësia e pajisjes
569 mm
Thellësia inkaso e pajisjes
548 mm
Gjerësia me derën të hapur
1022 mm
Madhësia minimale e
hapjes së ventilimit. Hapja
e vendosur në pjesën e
pasme poshtë
560x20 mm
Gjatësia e kabllos kryesore
të furnizimit. Kablloja është
vendosur në këndin e
djathtë të pjesës së pasme
1500 mm
Vidat e montimit
4x25 mm
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
• Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar
të instaluar si duhet.
• Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe
kabllon elektrike. Nëse kablloja elektrike
duhet zëvendësuar, kjo duhet bërë nga
Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
• Mos i lini kabllot elektrike që të prekin
derën e pajisjes ose t'i afrohen asaj apo
hapësirës poshtë pajisjes, veçanërisht kur
është në punë ose dera është e nxehtë.
• Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent
dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në
mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
• Nëse priza është e lirë, mos e futni
spinën.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur
nga spina.
• Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat
mbrojtës, siguresat (siguresat që
vidhosen duhet të hiqen nga foleja),
salvavitat dhe kontaktorët.
• Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
• Kjo pajisje ofrohet me spinë dhe kordon
elektrik.
Llojet e kabllove të përshtatshme për
instalim ose zëvendësim për Evropën:
H07 RN-F, H05 RN-F, H05 RRF, H05 VV-F, H05
V2V2-F (T90), H05 BB-F
Për prerjen e kabllos, shikoni fuqinë totale në
pllakën e specifikimeve. Mund t'i referoheni
edhe tabelës:
Korrenti gjithsej (W) Seksioni i kordonit
(mm²)
maksimumi 1380
3 x 0.75
maksimumi 2300
3 x 1
maksimumi 3680
3 x 1.5
Kordoni i tokëzimit (kabllo e gjelbër/verdhë)
duhet të jetë 2 cm më i gjatë se kabllot e
fazës dhe nulit (kabllot blu dhe kafe).
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe
goditjeje elektrike ose
shpërthimi.
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak (të brendshëm).
• Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
SHQIP
5