![Vivax QH-1203 Скачать руководство пользователя страница 31](http://html.mh-extra.com/html/vivax/qh-1203/qh-1203_user-manual_1038207031.webp)
VIVAX
AL
6
në ventilim, pasi kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr
ose dëmtim të ngrohësit.
KUJDES:
Rrezik nga goditja elektrike!
Përdorimi i gabuar i
tokëzimit mund të çojë në goditje elektrike.
Mos e kyçni pajisjen në prizë që nuk funksionon si duhet ose
në prizë e cila nuk ka tokëzimin e duhur.
Kjo pajisje duhet të tokëzohet. Në rast të një qarku të
shkurtër, tokëzimi zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike, ku
tokëzimi çon rrymën nëpërmjet drejtuesit të tokëzimit.
Kjo pajisje është e pajisur me një kabllo që ka një drejtues
të tokëzimit dhe prizë me tokëzim. Priza duhet të kyçet në
prizë muri që është instaluar siç duhet dhe të tokëzuar.
Kontaktoni një elektricist apo riparues të kualifikuar në qoftë
se udhëzimet për tokëzim nuk janë krejtësisht të qarta ose
nëse dyshohet se pajisja nuk është e tokëzuar siç duhet.
Para kyçjes së pajisjes së re në rrymë 220-240V, 50/60Hz,
kontrolloni nëse tensioni në amvisërinë tuaj dhe lloji i prizes
përshtaten me tensionin e dhënë në pllakën me shkrim.
Nëse keni dyshime, kontaktoni një elektricist të autorizuar.
Para përdorimit të parë
1. Para përdorimit të parë, doemos hiqni tërë ambalazhimin nga
pajisja.
2. Kini kujdes që ambalazhimi dhe qeskat duhet të mbahen larg
fëmijëve të vegjël. Mos lejoni që fëmijët të luajnë me
ambalazhimin pasi që ekziston rrezik nga mbytja dhe lëndimi.
Lidhja elektrike
• Kontrolloni nëse rryma e pajisjes (shihni pllakën me shkrim
në pajisje) është e barabartë me rrymën e rrjetit tuaj.
• Prizën e rrymës duhet ta kyçni në prizë të sigurt dhe të
tokëzuar si duhet 220-240 V ~ 50/60 Hz.
Fuqia kyçëse
Harxhimi dhe fuqia e plotë e kësaj pajisjeje mund të jetë deri më
1200W. Rekomandohet kyçja e pajisjes në furnizim të veçantë me
rrymë me mundësi të ndarjes së qarkut elektrik me kyçëse
(siguresë) prej 16A.
KUJDES: TEJNGARKIM:
• Nëse përdorni kabllo zgjatëse, kablloja e tillë duhet të ketë
prerje prej së paku 2.5mm
2
• Mos përdorni dhe kypni këtë pajisje në kabllo ndarëse me më
shumë kyçëse dhe të ndani kyçësen me harxhues të tjerë
pasi që kjo pajisje ka fuqi të madhe.
Содержание QH-1203
Страница 50: ...VIVAX ...
Страница 68: ...www VIVAX com ...