152
rrotullues mund të shkaktojë ngecjen në rroba, duke e
tërhequr aksesorin drejt trupit.
n)
Pastroni rregullisht vrimat e ajrimit të veglës së
punës.
Ventilatori i motorit tërheq pluhurat në kasë dhe
grumbullimi i tepërt i metaleve në formë pluhuri mund të
shkaktojë rrezik nga elektriciteti.
o)
Mos e përdorni veglë e punës afër materialeve të
djegshme.
Shkëndijat mund t’i ndezin materialet.
p)
Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm.
Përdorimi i ujit ose ftohësve të tjerë të
lëngshëm mund të shkaktojë goditje ose shkarkesë
elektrike.
2) GODITJA E KTHIMIT DHE PARALAJMËRIMET
PËRKATËSE
• Goditja e kthimit është një reagim i papritur i një rrote
rrotulluese, flete mbështetëse, furçe ose aksesor tjetër të
kapur ose të ngecur. Ngecja ose bllokimi shkakton
ndalimin e menjëhershëm të aksesorit rrotullues i cili më
pas bën që vegla e punës jashtë kontrollit të lëvizë në
drejtimin e kundërt të rrotullimit të aksesorit në pikën e
bllokimit.
• Për shembull, nëse një rrotë gërryese ngec ose kapet te
materiali, ana e rrotës që futet në pikën e bllokimit mund
të ngulet në sipërfaqen e materialit duke bërë që rrota të
ngrihet ose të goditet. Rrota mund të kërcejë drejt ose
larg nga përdoruesi, në varësi të drejtimit të lëvizjes së
rrotës në pikën e bllokimit. Rrotat gërryese mund të
thyhen gjithashtu në këto kushte.
• Goditja e kthimit është rezultat i keqpërdorimit të veglës
së punës dhe/ose procedurave ose kushteve të
papërshtatshme të funksionimit dhe mund të shmanget
duke ndërmarrë masat paraprake të duhura si më
poshtë.
a)
Mbajeni mirë veglën e punës dhe poziciononi trupin
dhe krahun në mënyrë të tillë që t’i përballojnë
forcat e goditjes së kthimit. Përdorni gjithmonë një
dorezë ndihmëse, nëse ka, për një kontroll
maksimal mbi goditjen e kthimit ose reagimin ndaj
rrotullimit gjatë ndezjes.
Përdoruesi mund të
kontrollojë reagimet e forcës rrotulluese ose forcat e
goditjes së kthimit nëse merren masat e duhura.
b)
Mos vendosni kurrë dorën afër aksesorit rrotullues.
Aksesori mund të shkaktojë goditjen e kthimit mbi dorë.
c)
Mos u poziciononi në zonën ku mund të lëvizë
vwegla e punës nëse ndodh goditja e kthimit.
Goditja
e kthimit do ta lëvizë veglën në drejtimin e kundërt me
lëvizjen e rrotës në pikën e bllokimit.
d)
Kini shumë kujdes kur punoni me cepat, anë të
mprehta, etj. Shmangni kërcimin ose ngecjen e
aksesorit.
Cepat, anët e mprehta ose kërcimet kanë
tendecën që të bllokojnë aksesorin rrotullues dhe të
shkaktojnë humbjen e kontrollit ose goditjen e kthimit.
e)
Mos lidhni një thikë druri të zinxhirit të sharrës ose
një thikë sharre me dhëmbë.
Thika të tilla shkaktojnë
shpesh goditje kthimi dhe humbje kontrolli.
3) PARALAJMËRIMET E SIGURISË SPECIFIKE PËR
VEPRIMET E MPREHJES DHE TË PRERJES
a)
Përdorni vetëm llojhet e disqeve të rekomanduara
për veglën e punës dhe mbrojtësen specifike të
projektuar për diskun e zgjedhur.
Disqet për të cilat
nuk është parashikuar kjo vegël, nuk mund të mbrohen
në mënyrë e duhur dhe nuk janë të sigurt.
b)
Sipërfaqja e mprehjes e rrotave të shtypura në
qendër duhet të montohet poshtë planit të buzës së
mbrojtëses.
Rrota e montuar gabim që del nëpër planin
e buzës së mbrojtëses nuk ka mbrojtjen e duhur.
c)
Mbrojtësja duhet të lidhet mirë me veglën e punës
dhe të pozicionohet për siguri maksimale, në mëyrë
që disku të ekspozohet sa më pak nga përdoruesi.
Mbrojtësja ndihmon në mbrojtjen e operatorit nga
coipëzat e thyera të diskut, kontaktet aksidentale me
diskun dhe shkëndijat që mund të ndezin veshjet.
d)
Disqet duhet të përdoren vetëm për veprimet e
rekomanduara.
Për shembull: Mos mprehni me pjesën
anësore të diskut prerës. Disqet gërryerëse të prerjes
janë të projektuara për mprehje periferike; forcat anësore
të zbatuara mbi këto disqe mund të shkaktojnë thyerjen e
tyre.
e)
Përdorni gjithmonë fllanxha disku të padëmtuara
me madhësi dhe formën e duhur për diskun e
zgjedhur.
Fllanxhat e sakta të diskut mbështesin diskun
duke zvogëluar mundësinë e thyerjes së diskut. Fllanxhat
për disqet prerëse mund të jenë të ndryshme nga
fllanxhat e disqeve mprehëse.
f)
Mos përdorni disqe të konsumuara nga vegla pune
më të mëdha.
Një disk i projektuar për një vegël pune
më të madhe nuk është i përshtatshëm për shpejtësinë
më të madhe të një vegle më të vogël dhe mund të plasë.
4) PARALAJMËRIME SHTESË TË SIGURISË PËR
VEPRIMET E PRERJES
a)
Mos e sforconi diskun e prerjes dhe mos ushtroni
forcë të tepërt. Mos u përpiqni të bëni një prerje me
thellësi mjaft të madhe.
Sforcimi i diskut rrit ngarkesën
dhe mundësinë e përdredhjes ose ngecjes së diskut
brenda në prerje si dhe mundësinë e goditjes së kthimit
ose të thyerjes së diskut.
b)
Mos u poziciononi në drejtimin e diskut rrotullues
apo prapa tij.
Kur disku në pikën e punës largohet nga
trupi juaj, një goditje e mundshme e kthimit mund të
lëvizë diskun rrotullues dhe veglën e punës në drejtimin
tënd.
c)
Kur disku ngec ose kur ndërprisni prerjen për një
arsye të caktuar, fikeni veglën e punës dhe mbajeni
veglën të palëvizur deri sa disku të ndalojë
plotësisht. Mos u përpiqni kurrë të hiqni diskun e
prerjes nga prerja kur disku është në lëvizje, në rast
të kundërt mund të ndodhi një goditje kthimi.
Kontrolloni dhe kryeni veprime korrigjuese për të
eliminuar shkakun e bllokimit të diskut.
d)
Mos rifilloni veprimin e prerjes në materialin e
punës. Lëreni diskun të arrijë shpejtësinë
maksimale dhe rifuteni me kujdes te prerja.
Disku
mund të ngecë, mund të dalë jashtë ose të kthehet prapa
nëse vegla rindizet brenda në materialin e punës.
e)
Mbështetini mirë panelet ose materialet shumë të
mëdha për të minimizuar rrezikun e ngecjes ose të
goditjes së kthimit të diskut.
Materailet e mëdha kanë
tendencën të epen nën peshën e tyre. Mbështetëset
duhet të vendosen poshtë materailit të punës afër vijës
së prerjes dhe anës së materialit në të dy krahët e diskut.
f)
Kini shumë kujdes kur krijoni një prerje “xhep” në
mure ekzistuese ose zona të tjera të panjohura.
Disku që del mund të presë tubat e gazit ose ujit, telat
Содержание Masters 9408
Страница 4: ...4 F G E H J J A D C D B B 1 2 MAX Ø 125 mm ʿʿ ÅÅ ʾˁ ÌÌ ʽ 1 8 kg 12000 min 9408 4 3 6 5 ʿʿʽ Ƙ ʿˁʽ ...
Страница 5: ...5 7 F X 8 ...
Страница 6: ...6 0 9a 9b 9c ACCESSORIES WWW SKIL COM ...
Страница 155: ...155 ...
Страница 156: ...156 ...
Страница 165: ...165 0 9a 9b 9c ت ا ق ح ل مل ا WWW SKIL COM امللحقات ...
Страница 166: ...166 7 F X 8 ...
Страница 168: ...AR FA ة ّ ي جالخة زوا 9408 2610S00396 12 18 62 ﻛﻮﻧﻴﻨﺎﻧﺒﺮج ڨ ب ﺳﻜﻴﻞ ﻫﻮﻟﻨﺪا ﺑﺮﻳﺪا د ب 4825 ...