Kujdesi për televizorin
•
Për ta pastruar aparatin, hiqeni nga priza dhe fshijeni
produktin me një leckë të butë dhe të thatë. Mos përdorni
kimikate si dylli, benzeni, alkooli, holluesit, insekticidet,
aromatizuesit, lubrifikuesit ose detergjentët. Këto kimikate
mund të dëmtojnë pamjen e jashtme të televizorit ose të
fshijnë printimet mbi produkt.
•
Pjesa e jashtme dhe ekrani i televizorit mund të gërvishten
gjatë pastrimit. Për të evituar gërvishtjet, sigurohuni ta
pastroni me kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një copë
të butë.
•
Mos spërkatni ujë ose lëngje drejtpërdrejt mbi televizor. Çdo
lloj lëngu që hyn në produkt mund të shkaktojë avari, flakë
ose goditje elektrike.
01 Çfarë përmban kutia?
Sigurohuni që artikujt e mëposhtëm vijnë me televizorin. Nëse
mungon ndonjë artikull, kontaktoni shitësin.
•
Telekomanda inteligjente "Samsung"
•
Manuali i përdorimit
•
Fletëgarancia / Udhëzuesi rregullator (nuk jepet në disa
vende)
•
Aparati One Connect
•
Kablloja elektrike e aparatit One Connect
•
One Invisible Connection
•
Ngjyrat dhe format e artikujve mund të ndryshojnë në varësi
të modeleve.
•
Kabllot e papërfshira mund të blihen veçmas.
•
Kontrolloni për aksesorë të fshehur prapa ose brenda
materialeve të paketimit gjatë hapjes së kutisë.
Paralajmërim
: Ekranet mund të dëmtohen në
rast shtypjeje të drejtpërdrejtë, nëse nuk kapen
siç duhet. Rekomandojmë që televizori të mbahet
nga anët, siç tregohet. Për më shumë informacion
rreth përdorimit, shihni Quick Setup Guide që ka
ardhur me produktin.
Mos e prekni
këtë ekran!
02
Lidhja e televizorit me
aparatin One Connect
Për më shumë informacion për mënyrën se si të lidheni përmes
aparatit One Connect, shihni Quick Setup Guide.
•
Mos e përdorni aparatin One Connect përmbys
ose në këmbë.
•
Bëni kujdes që kablloja të mos pësojë ndonjë
nga rastet e mëposhtme. One Invisible
Connection përmban qark elektrik.
Përthyerje
Përdredhje
Tërheqje
Shtypja e kabllos Goditje elektrike
KATEGORIA 1 PRODUKTET ME LASER (One Invisible
Connection)
•
Kujdes - Ka rrezatim të padukshëm laser kur hapet. Mos i
mbani sytë drejt laserit.
– Mos e përkulni së tepërmi kabllon e One Invisible
Connection. Mos e prisni kabllon.
– Mos vendosni objekte të rënda mbi kabllo.
– Mos zbërtheni asnjë prej konektorëve të kabllos.
•
Kujdes - Përdorimi i komandave, rregullimet ose kryerja
e procedurave të ndryshme nga ato të përcaktuara këtu,
mund të shkaktojnë ekspozim të rrezikshëm ndaj rrezatimit.
Shqip - 5
Shqip
86 / 134
Содержание QE65LS03BAUXXH
Страница 131: ...See leht on jäetud tahtlikult tühjaks ...
Страница 132: ...See leht on jäetud tahtlikult tühjaks ...