Shqip-4
Informacione sigurie
2
-2
Karikuesi / stacioni
• Mos e modifikoni spinën e polarizuar për ta
përshtatur me një prizë të papolarizuar ose me
një kordon zgjatues.
• Mos e përdorni jashtë shtëpisë ose në
sipërfaqe të lagura.
• Hiqeni karikuesin / stacionin nga priza kur nuk
është në përdorim dhe përpara kryerjes së
mirëmbajtjes.
• Përdorni vetëm karikuesin / stacionin e ofruar
nga prodhuesi për karikimin.
• Mos e përdorni me kordon ose spinë të
dëmtuar ose me prizë elektrike të lëvizshme.
• Mos e tërhiqni dhe mos e mbani nga kordoni,
mos e përdorni kordonin si dorezë, mos e
mbyllni derën sipër kordonit ose mos e tërhiqni
kordonin duke e prekur te majat ose te buzët e
mprehta. Mbajeni kordonin larg sipërfaqeve të
nxehta.
• Mos përdorni kordonë zgjatues ose priza
me kapacitet të papërshtatshëm përçimi të
korrentit.
• Mos e hiqni nga priza duke tërhequr kordonin.
Për ta hequr nga priza, kapeni nga spina dhe jo
nga kordoni.
• Mos i deformoni dhe mos i digjni bateritë, pasi
mund të shpërthejnë në temperatura të larta.
• Mos u mundoni ta hapni karikuesin / stacionin.
Riparimet duhet të kryhen vetëm nga një
qendër e kualifikuar e kujdesit ndaj klientit.
• Mos e ekspozoni karikuesin / stacionin ndaj
temperaturave të larta ose mos lejoni që
karikuesi / stacioni të bjerë në kontakt me
lagështi të çfarëdo lloji.
POWERbot
• Mos mblidhni objekte të forta ose të mprehta si
xhamat, thonjtë, vidat, monedhat etj.
• Mos e përdorni pa vendosur filtër. Kur jeni
duke kryer mirëmbajtjen e njësisë, mos i
futni kurrë gishtat ose objekte të tjera në
folenë e ventilimit, pasi pajisja mund të ndizet
aksidentalisht.
• Mos vendosni objekte te vrimat. Mos e përdorni
me vrima të bllokuara; mbajini vrimat të pastra
nga pluhuri, fijet, qimet ose nga çdo gjë tjetër
që mund të ulë qarkullimin e ajrit.
• Mos mblidhni materiale toksike (zbardhues
klori, amoniak, pastrues tubash etj.).
• Mos pastroni asgjë që është duke u djegur ose
që nxjerr tym, si cigaret, shkrepëset ose hiri i
nxehtë.
• Mos e përdorni për të pastruar lëndë të
djegshme ose të ndezshme si benzina dhe as
mos e përdorni në sipërfaqe ku këto mund të
jenë të pranishme.
• Vende me qirinj ose abazhurë tryeze në
dysheme.
• Vende me zjarr të pambikëqyrur (zjarr ose
prush).
• Vende me alkool të distiluar, hollues, tavlla me
cigare të pafikura etj.
• Mos e përdorni "POWERbot" në një hapësirë
të mbyllur me avuj që dalin nga një boja me
bazë vajore, hollues boje, substanca kundër
molës, pluhura që marrin flakë ose avuj të tjerë
shpërthyes ose toksikë.
• Rrjedhjet nga pilat e baterisë mund të ndodhin
në kushte ekstreme përdorimi ose temperature.
Nëse lëngu ju bie mbi lëkurë, lajeni shpejt me
ujë. Nëse lëngu ju bie në sy, shpëlajini shpejt
me ujë të pastër për së paku 10 minuta.
Kërkoni ndihmë mjekësore.
• Për informacion mbi detyrimet mjedisore
dhe për detyrimet rregullatore specifike të
produktit, si p.sh. REACH, vizitoni: samsung.
com/uk/aboutsamsung/samsungelectronics/
corporatecitizenship/data_corner.html
5_SR9200_Q_guide_SQ_00765A-00_GE.indd 4
2017-01-09 오후 8:48:25