![Maktec MT814 Скачать руководство пользователя страница 13](http://html1.mh-extra.com/html/maktec/mt814/mt814_instruction-manual_3987893013.webp)
13
MONTIMI
Instalimi i mbajtëses anësore
(dorezës ndihmëse)
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe e
hequr nga priza përpara se ta instaloni ose hiqni
mbajtësen anësore.
Fig.1
Përdorni gjithmonë mbajtësen anësore për siguri në
punë. Instaloni mbajtësen anësore në mënyrë të tillë që
dhëmbët në përshtatësin e mbajtëses të vendosen
ndërmjet daljeve në trupin e veglës. Më pas shtrëngoni
mbajtësen duke e rrotulluar në drejtim orar në
pozicionin e dëshiruar. Ajo mund të rrotullohet 360° që
të sigurohet në çdo pozicion.
Instalimi ose heqja e puntos së shpimit
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe e
hequr nga priza përpara se ta instaloni ose hiqni
punton.
Për modelin MT814
Fig.2
Vendosni punton në mandrino deri në fund. Shtrëngoni
mandrinon me dorë. Vendosni çelësin e mandrinos në
secilën nga tre vrimat dhe shtrëngojeni në drejtim orar.
Sigurohuni që t'i shtrëngoni të tri vrimat e mandrinos në
mënyrë të barabartë. Për të hequr punton, rrotulloni
çelësin e mandrinos në drejtim kundërorar vetëm në një
nga vrimat dhe më pas lirojeni mandrinon me dorë.
Pasi të keni përdorur çelësin e mandrinos, sigurohuni
që ta ktheni në pozicionin fillestar.
Për modelin MT815
Fig.3
Mbani unazën dhe ktheni bokullën në drejtimin
kundërorar për të hapur nofullat e mandrinës. Vendosni
punton në mandrinë deri në fund. Shtrëngoni unazën
fort dhe ktheni bokullën në drejtimin orar për të
shtrënguar mandrinën.
Për të hequr punton, shtrëngoni unazën dhe ktheni
bokullën në drejtimin kundërorar.
Matësi i thellësisë
Fig.4
Matësi i thellësisë është i përshtatshëm për shpimin e
vrimave me thellësi uniforme. Lironi mbajtësen anësore
dhe fusni matësin e thellësisë në vrimë në bazën e
mbajtëses. Rregulloni matësin e thellësisë në thellësinë
e dëshiruar dhe shtrëngoni mbajtësen anësore.
SHËNIM:
Matësi i thellësisë nuk mund të përdoret në pozicionin
ku matësi i thellësisë godet folenë e ingranazhit.
PËRSHKRIMI I PUNËS
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Fig.5
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Shpejtësia e veglës rritet duke rritur presionin në
këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për të
ndaluar. Për punë të vazhdueshme, tërhiqni këmbëzën
e çelësit dhe pastaj shtyni brenda butonin bllokues dhe
më pas lëshoni këmbëzën e çelësit. Për ta hequr veglën
nga pozicioni i kyçjes, tërhiqni plotësisht këmbëzën e
çelësit dhe pastaj lëshojeni.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
Fig.6
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Lëvizeni shulin e çelësit të ndryshimit në
pozicionin
(ana A) për rrotullim në drejtim orar ose
në pozicionin
(ana B) për rrotullim kundërorar.
KUJDES:
•
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit përpara
përdorimit.
•
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të
ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit
përpara se të ndalojë vegla mund të dëmtojë
veglën.
Zgjedhja e mënyrës së veprimit
Fig.7
Kjo vegël ka një levë për ndryshimin e regjimit të punës.
Për rrotullim me goditje, rrëshqitni levën për ndryshimin
e regjimit të punës djathtas (simboli
). Vetëm për
rrotullim, rrëshqitni levën për ndryshimin e regjimit të
punës në të majtë (simboli
).
KUJDES:
•
Gjithmonë rrëshqitni levën për ndryshimin e
regjimit të punës deri në fund në pozicionin e
regjimit të dëshiruar. Nëse përdorni veglën duke
vendosur levën midis shenjave të regjimit, vegla
mund të dëmtohet.
PËRDORIMI
Funksionimi i shpimit me goditje
KUJDES:
•
Ushtrohet një forcë e madhe dhe e papritur
përdredhjeje në vegël/punto në momentin e çarjes
së vrimës, nëse vrima bllokohet me cifla dhe
grimca ose gjatë goditjes së shufrave përforcuese
Содержание MT814
Страница 43: ...43 ...
Страница 44: ...44 Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 884963 967 ...