37
SHQIP
Zhurma
Niveli tipik i zhurmës A, i matur sipas
ISO22868(ISO11680-1):
Niveli i presionit të zhurmës (L
pA
) : 90 dB (A)
Niveli i fuqisë së zhurmës (L
WA
) : 104 dB (A)
Pasiguria (K): 3 dB (A)
SHËNIM:
Vlerat e deklaruar totale të emetimeve
të zhurmës janë matur sipas një metode standarde
testimi dhe mund të përdoren për të krahasuar një
vegël me një tjetër.
SHËNIM:
Vlerat e deklaruara të emetimeve të
zhurmës mund të përdoren për një vlerësim paraprak
të ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
Mbani mbrojtëse për
veshët.
PARALAJMËRIM:
Emetimet e zhurmës gjatë
përdorimit aktual të veglës elektrike mund të
ndryshojnë nga vlerat e deklaruara në varësi të
mënyrave sesi përdoret vegla, veçanërisht nga
lloji i materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
Vërtetoni që masat e
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët
e ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është
e fikur dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e
përdorimit).
Dridhja
Doreza e majtë (doreza e përparme)
Doreza e djathtë (doreza e pasme)
Standardi i zbatueshëm
ah (m/s
2
)
Pasiguria K (m/s
2
)
ah (m/s
2
)
Pasiguria K (m/s
2
)
3,1
1,5
2,5 ose më pak
1,5
ISO22867(ISO11680-1)
SHËNIM:
Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve janë matur sipas një metode standarde testimi dhe mund të
përdoren për të krahasuar një vegël me një tjetër.
SHËNIM:
Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve mund të përdoren për një vlerësim paraprak të ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
Emetimet e dridhjeve gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund të
ndryshojnë nga vlerat e deklaruara në varësi të mënyrave sesi përdoret vegla, veçanërisht nga lloji i
materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
Vërtetoni që masat e sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në vlerësimin
e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët e ciklit të
funksionimit si ato kur pajisja është e fikur dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
Lexoni të gjitha
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime sigurie për sharrën
me bosht me bateri
Masat paraprake të përgjithshme
1.
Përpara se të ndizni veglën, lexoni manualin
e përdorimit për t’u njohur me përdorimin e
veglës.
2.
Mos ia huazoni veglën një personi i cili nuk
ka përvojën ose njohuritë e mjaftueshme për
përdorimin e veglës.
3.
Kur ta jepni hua veglën, bashkë me të jepni
gjithmonë këtë manual përdorimi.
4.
Mos lejoni që fëmijët ose të rinjtë nën 18 vjeç
të përdorin veglën. Mbajini larg nga vegla.
5.
Përdoreni veglën me kujdesin dhe vëmendjen
maksimale.
6.
Mos e përdorni asnjëherë pajisjen pas
konsumimit të alkoolit ose drogave, ose nëse
ndjeheni të lodhur ose të sëmurë.
7.
Mos u përpiqni kurrë ta modifikoni veglën.
8.
Mos e përdorni veglën në kushte të këqija
atmosferike, veçanërisht kur ka rrezik për
vetëtima.
Kjo redukton rrezikun e goditjes nga
vetëtima.
9.
Rregulloret kombëtare mund të kufizojnë
përdorimin e veglës. Zbatoni rregulloret e
vendit tuaj për përdorimin e veglës.
Содержание UA003G
Страница 2: ...2 3 1 2 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 Fig 1 2 3 1 1 Fig 2 1 2 Fig 3 1 2 Fig 4 ...
Страница 3: ...3 2 1 Fig 5 2 3 1 Fig 6 1 Fig 7 1 2 Fig 8 1 2 3 4 Fig 9 1 Fig 10 2 1 Fig 11 1 Fig 12 ...
Страница 4: ...4 1 2 3 Fig 13 1 Fig 14 1 Fig 15 1 2 3 Fig 16 1 2 Fig 17 Fig 18 ...
Страница 5: ...5 1 Fig 19 Fig 20 2 1 Fig 21 1 Fig 22 1 Fig 23 Fig 24 1 2 Fig 25 Fig 26 ...
Страница 6: ...6 1 2 Fig 27 1 2 Fig 28 1 2 Fig 29 1 Fig 30 1 Fig 31 1 2 Fig 32 ...
Страница 7: ...7 1 Fig 33 2 2 1 1 3 1 Fig 34 30 30 55 55 Fig 35 1 2 Fig 36 30 1 5 1 Fig 37 Fig 38 Fig 39 Fig 40 ...
Страница 8: ...8 1 2 Fig 41 2 1 Fig 42 ...