23 ALBANIAN
3.
KURRË mos e përdorni veglën me një disk
abraziv prerës të instaluar.
4.
Kontrolloni diskun me kujdes për krisje ose
dëmtim përpara përdorimit. Zëvendësoni
menjëherë disqet e krisura ose të dëmtuara.
5.
Përdorni vetëm disqe sharre të rekomanduara
nga prodhuesi dhe që përputhen me EN847-1
dhe shikoni që thika ndarëse të mos jetë më e
trashë se gjerësia e prerjes nga disku i sharrës
dhe të mos jetë më e hollë se trupi i diskut.
6.
Përdorni gjithmonë aksesorët e rekomanduar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve jo
të duhur, siç janë disqet abrazive të prerjes,
mund të shkaktojnë lëndim.
7.
Zgjidhni diskun e duhur të sharrës për
materialin që do të pritet.
8.
Mos përdorni disqe sharre të prodhuara nga
çelik për shpejtësi të lartë (HSS).
9.
Për të reduktuar zhurmën që emetohet,
sigurohuni gjithmonë që disku të jetë i
mprehtë dhe i pastër.
10.
Përdorni disqe sharre të mprehura siç duhet.
Shikoni shpejtësinë maksimale të shënuar në
diskun e sharrës.
11.
Pastroni boshtin, flanxhat (veçanërisht
sipërfaqen e instalimit) dhe dadon
hekzagonale përpara se të instaloni diskun.
Instalimi i keq mund të shkaktojë dridhje/
lëkundje ose rrëshqitje të diskut.
12.
Përdorni mbrojtësen e diskut të sharrës dhe
thikën ndarëse për çdo veprim për të cilin mund
të përdoret, duke përfshirë veprimet e sharrimit
të plotë të materialeve. Gjithmonë instalojeni
mbrojtësen e diskut sipas udhëzimeve të paraqitura
në këtë manual. Prerjet e plota me sharrë janë ato
në të cilat disku pret plotësisht përmes materialit
të punës, si në prerje për së gjati ose në ato të
tërthorta. KURRË mos përdorni vegla me mbrojtëse
disku me defekt ose ta siguroni mbrojtësen e
diskut me litar apo tel etj. Çdo veprim i parregullt
i mbrojtëses së diskut duhet të korrigjohet
menjëherë.
13.
Rilidhni mbrojtësen dhe thikën ndarëse
menjëherë pas përfundimit të veprimit, i cili
kërkon heqjen e mbrojtëses.
14.
Mos prisni objekte metalike, si gozhdë ose
vida. Kontrolloni dhe hiqni të gjitha gozhdët,
vidat dhe materialet e tjera të huaja nga
materiali i punës përpara përdorimit.
15.
Hiqni nga tavolina çelësat, pjesët prerëse etj.
përpara se të ndizni çelësin.
16.
ASNJËHERË mos mbani doreza gjatë punës.
17.
Mbajini duart jashtë vijës së lëvizjes së diskut
të sharrës.
18.
ASNJËHERË mos qëndroni ose lejoni dikë
tjetër të qëndrojë në drejtimin e lëvizjes së
diskut të sharrës.
19.
Sigurohuni që disku nuk e prek thikën ndarëse ose
materialin e punës përpara se të ndizet çelësi.
20.
Përpara se të përdorni veglën mbi një material
të vërtetë, lëreni të punojë për pak kohë.
Shikoni për dridhje ose lëkundje që mund
të tregojnë instalim të gabuar ose disk të
pabalancuar mirë.
21.
Vegla nuk duhet të përdoret për hapjen e
kanaleve, thellimeve ose brazdave.
22.
Zëvendësojeni manikotën kur të jetë konsumuar.
23.
ASNJËHERË mos bëni rregullime kur vegla
është në punë. Shkëputeni veglën përpara se
të bëni ndonjë rregullim.
24.
Përdorni shufër për shtyrje kur të kërkohet. Shufrat
për shtyrje DUHET të përdoren për hapjen e
kanaleve në materiale të ngushta, në mënyrë që t’i
mbani duart dhe gishtat larg fletës.
25.
Gjithmonë ruajeni shufrën për shtyrje kur nuk
është duke u përdorur.
26.
Kushtojini vëmendje të veçantë udhëzimeve për të
pakësuar rrezikun e ZMBRAPSJEVE. ZMBRAPSJA
është reagim i papritur i një disku të bllokuar, të
ngecur ose që ka ecur shtrembër. ZMBRAPSJA
shkakton daljen e materialit nga vegla drejt
punëtorit. ZMBRAPSJET MUND TË SHKAKTOJNË
LËNDIM TË RËNDË PERSONAL. Shmangni
ZMBRAPSJET duke e mbajtur diskun të mprehtë,
duke e mbajtur rigën drejtuese paralele me thikën
ndarëse dhe mbrojtësen e diskut në vend dhe
duke funksionuar siç duhet, duke mos e lëshuar
materialin e punës derisa ta keni shtyrë të gjithin në
disk dhe duke mos hapur kanale në një material të
përdredhur ose të shtrembëruar ose që nuk ka pjesë
anësore të drejtë që të ecë sipas rigës drejtuese.
27.
Mos bëni veprime me dorë të lirë. Veprimi me dorë të
lirë është përdorimi i duarve për të mbështetur ose
drejtuar materialin e punës, në vend që të përdorni
rigën drejtuese ose vizore tipografike për këndet.
28.
ASNJËHERË mos u afroni anës ose sipër diskut.
ASNJËHERË mos u afroni te materiali i punës derisa
disku i sharrës të ketë ndaluar plotësisht.
29.
Shmangni shtyrjen e menjëhershme e të shpejtë të
materialit. Shtyjeni sa më ngadalë të jetë e mundur
kur prisni materiale të forta. Mos e përthyeni ose
përdridhni materialin e punës ndërkohë që shtyni
veglën. Nëse ndalni ose ngecni diskun në material,
fikeni veglën menjëherë. Hiqni veglën nga priza.
Pastaj pastroni bllokimin.
30.
ASNJËHERË mos hiqni copëza të prera pranë
diskut ose të prekni mbrojtësen e diskut
ndërkohë që fleta është duke punuar.
31.
Hiqni nyjat e lira nga materiali PËRPARA se të
filloni prerjen.
32.
Mos e keqpërdorni kordonin. Asnjëherë mos
e tërhiqni me forcë kordonin për ta hequr
nga priza. Mbajeni kordonin larg nxehtësisë,
lubrifikantit, ujit dhe pjesëve të mprehta.
33.
Disa pluhura të krijuara nga veprimi përmbajnë
kimikate që shkaktojnë kancer, çrregullime në lindje
dhe dëmtime të tjera në lidhje me riprodhimit. Disa
shembuj të këtyre kimikateteve janë:
—
plumb nga materiali i lyer me produkt me
bazë plumbi dhe
—
arseniku dhe kromi nga materiali prej
druri i trajtuar kimikisht.
—
Rreziku ndaj këtyre ekspozimeve varion në
varësi të shpeshtësisë së kryerjes së këtij lloji
pune. Për të pakësuar ekspozimin ndaj këtyre
kimikateve: punoni në ambient të ajrosur mirë
dhe punoni me pajisje sigurie të miratuara, siç
janë maskat kundër pluhurit që janë projektuar
enkas për të filtruar pjesëzat mikroskopike.
Содержание MLT100
Страница 2: ...588 mm 1 340 mm 1 17 mm 2 1 2 1 1 2 1 1 2 1 2 Fig 1 Fig 2 Fig 3 Fig 4 Fig 5 Fig 6 Fig 7 Fig 8 2 ...
Страница 5: ...1 2 4mm 5mm 1 1 1 1 2 Fig 25 Fig 26 Fig 27 Fig 28 Fig 29 Fig 30 Fig 31 5 ...
Страница 7: ...1 2 3 4 1 2 1 2 Fig 39 Fig 40 Fig 41 Fig 42 Fig 43 Fig 44 7 ...
Страница 83: ...83 ...