19
ALBANIAN
Prerje me kanal (Prerje në formë
kllape)
►
Fig.12
Për të bërë një prerje me shkallë siç tregohet në figurë,
përdorni një kufizues në skaj (vizore udhëzuese).
Vizatoni një vijë prerjeje në materialin e punës.
Vendosni kufizuesin në skaj në vrimën e pjesës së
përparme të veglës. Bashkërenditni skajin e thikës me
vijën e prerjes.
►
Fig.13:
1.
Tehu i thikës
2.
Vija e prerjes
Rregulloni kufizuesin në skaj derisa të prekë pjesën
anësore të materialit të punës dhe më pas sigurojeni
me një vidë shtrënguese.
►
Fig.14:
1.
Vida
2.
Kufizuesi
Gjatë zdrukthimit lëvizeni veglën me kufizuesin
të vendosur rrafsh me anën e materialit të punës.
Përndryshe mund të përftoni zdrukthim jo të
njëtrajtshëm.
►
Fig.15
Thellësia maksimale e prerjes me kanal (në formë
kllape) është 9 mm (11/32″).
Mund të dëshironi të shtoni gjatësinë e kufizuesit duke
i vendosur një copë druri tepër. Kufizuesi është pajisur
me disa vrima për këtë qëllim dhe gjithashtu për të
vendosur një udhëzues shtesë (aksesor opsional).
►
Fig.16
SHËNIM:
Forma e vizores udhëzuese ndryshon nga
vendi në vend. Në disa vende vizorja udhëzuese nuk
përfshihet si aksesor standard.
Prerja e kanaleve
►
Fig.17
►
Fig.18
Për të bërë një prerje me kanal siç tregohet në figurë,
bashkërenditni kanalin në formë “V”-je në bazën
e përparme me skajin e materialit të punës dhe
zdrukthojeni.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë
fikur dhe të jetë hequr nga korrenti përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
KUJDES:
Mos përdorni kurrë benzinë,
benzinë pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme.
Mund të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose
krisje.
Mprehja e thikave të makinës së
zdrukthimit
Vetëm për thikat tradicionale të zdrukthimit
Mbajini thikat e zdrukthimit gjithmonë të mprehta për
një performancë sa më të mirë. Përdorni mbajtësen për
mprehje (aksesor opsional) për të hequr çarjet dhe për
të pasur skaje të lëmuara.
►
Fig.19:
1.
Mbajtësja e mprehjes
Në fillim lironi dadot flutura në mbajtës dhe fusni thikat e
zdrukthimit (A) dhe (B) në mënyrë që të kontaktojnë me
anët (C) dhe (D). Më pas shtrëngoni dadot flutur.
►
Fig.20:
1.
Dadoja flutur
2.
Thika e zdrukthimit (A)
3.
Thika e zdrukthimit (B)
4.
Ana (D)
5.
Ana
(C)
Zhysni gurin e veshjes në ujë për 2 ose 3 minuta
përpara mprehjes. Shtrëngoni mbajtësen deri kur të dy
thikat të kontaktojnë me gurin e veshjes që të mprihen
në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin kënd.
►
Fig.21
Zëvendësimi i karbonçinave
►
Fig.22:
1.
Shenja e kufizimit
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën
e kufizimit. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të
hyjnë lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat
duhen zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Përdorni një kaçavidë për të hequr kapakun ose
hundëzën për ciflat.
►
Fig.23:
1.
Kapaku për ciflat ose grykëza
2.
Kaçavida
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve
të furçave.
Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të rejat dhe
siguroni kapakët e mbajtëseve të karbonçinave.
►
Fig.24:
1.
Kapaku i karbonçinës
2.
Kaçavida
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.