45
1.
Këndi i prerjes me kënd
Fig.53
Lironi mbajtësen që siguron bazën e rrotullimit.
Rrotulloni bazën e rrotullimit në mënyrë që
shigjeta në shkallën e prerjes me kënd të tregojë
0°. Shtrëngoni mbajtësen dhe lironi bulonat
heksagonal që shtrëngojnë rigën udhëzuese me
anë të çelësit hekzagonal.
Ulni plotësisht dorezën dhe bllokojeni në
pozicionin e ulët duke shtypur kunjin ndalues.
Puthitni anën e diskut me faqen e rigës udhëzuese
me anë të një vizoreje trekëndore, gone metalike,
etj. Më pas shtrëngoni fort bulonat hekzagonalë në
rigën udhëzuese me rend nga ana e djathtë.
Fig.54
2.
Këndi i prerjes së pjerrët
Fig.55
(1) Këndi i prerjes së pjerrët 0°
Ulni plotësisht dorezën dhe bllokojeni në
pozicionin e ulët duke shtypur kunjin ndalues.
Lironi levën në pjesën e pasme të veglës.
Rrotulloni bulonin rregullues të këndit të
prerjes së pjerrët 0° në të djathtë të bazës së
rrotullimit, dy ose tre rrotullime në drejtim
orar për të anuar diskun djathtas.
Me kujdes puthitni anën e diskut me
sipërfaqen e sipërme të bazës së rrotullimit
me anë të një vizoreje trekëndore, gone
metalike, etj., duke rrotulluar bulonin
rregullues të këndit të prerjes së pjerrët 0° në
drejtim kundërorar.
Fig.56
Sigurohuni që shigjeta në bazën e rrotullimit
të tregojë 0° në shkallën e prerjes së pjerrët
në krah. Nëse ajo nuk tregon 0° lironi vidën
që shtrëngon shigjetën dhe rregulloni
shigjetën në mënyrë që të tregojë 0°.
Fig.57
(2) Këndi i prerjes së pjerrët 45 gradë
Fig.58
Rregulloni këndin e prerjes së pjerrët 45°
vetëm pasi të keni rregulluar këndin e prerjes
së pjerrët 0°. Për të rregulluar këndin e
prerjes së pjerrët 45° majtas, lironi levën dhe
anoni plotësisht diskun majtas. Sigurohuni
që shigjeta në krah të tregojë 45° në shkallën
e prerjes së pjerrët në krah. Nëse shigjeta
nuk tregon 45°, rrotulloni bulonin rregullues
të këndit të prerjes së pjerrët 45° në anën e
majtë të krahut derisa shigjeta të tregojë 45°.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.59
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Fig.60
Pas përdorimit
•
Pas përdorimit pastroni ashklat dhe pluhurin që ka
hyrë në vegël me një copë ose diçka të ngjashme.
Mbajini mbrojtëset e diskut të pastra sipas
udhëzimeve në seksionin e mësipërm me titull
“Mbrojtësja e diskut”. Pjesët rrëshqitëse
lubrifikojini me vaj makinerie për të parandaluar
ndryshkun.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Disku i sharrës me maja çeliku dhe karbiti
•
Pllaka ndihmëse
•
Grupi i morsës (morsë horizontale)
•
Morsa vertikale
•
Çelësi hekzagonal 13
•
Kompleti i mbajtëses
•
Grupi i mbajtëses
•
Grupi i shufrës së mbajtëses
•
Pllaka e kompletit
•
Qese e pluhurit
•
Vizorja trekëndore
•
Kapaku i diskut (mbrojtësja e diskut C)
•
Shkopi shtytës
•
Grupi i rigës (Riga drejtuese)
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.