22 ALBANIAN
Për veglën me flanxhë të brendshme
për disk sharre me diametër vrime të
ndryshëm nga 15,88 mm
Flanxha e brendshme ka një dalje me një diametër të
caktuar nga njëra anë dhe një dalje me një diametër
tjetër nga ana tjetër. Zgjidhni anën e saktë nga e cila
dalja përputhet saktësisht me vrimën e diskut të sharrës.
Montoni flanxhën e brendshme në boshtin e montimit
në mënyrë të tillë që ana e duhur e daljes në flanxhën
e brendshme të jetë e drejtuar nga jashtë dhe pastaj
vendosni diskun e sharrës dhe flanxhën e jashtme.
►
Fig.17:
1.
Boshti i montimit
2.
Flanxha e brendshme
3.
Fleta e sharrës së rrumbullakët
4.
Flanxha e jashtme
5.
Buloni hekzagonal
PARALAJMËRIM:
SIGUROHUNI TA
SHTRËNGONI MIRË NË DREJTIM TË AKREPAVE
TË ORËS BULONIN ME KOKË HEKZAGONALE.
Gjithashtu kini kujdes të mos e shtrëngoni
bulonin me forcë. Nëse ju rrëshqet dora nga çelësi
hekzagonal mund të shkaktoni lëndime personale.
PARALAJMËRIM:
Sigurohuni që dalja “a”
në flanxhën e brendshme që është e drejtuar nga
jashtë të përputhet saktësisht me vrimën “a” të
diskut të sharrës.
Montimi i diskut në anën e gabuar
mund të shkaktojë dridhje të rrezikshme.
Për vegël me flanxhë të brendshme
për disk sharre me diametër vrime
15,88 mm (specifike sipas shtetit)
Montoni flanxhën e brendshme me anën e futur të saj të
drejtuar nga jashtë mbi boshtin e montimit dhe më pas
vendosni diskun e sharrës (me unazën të instaluar, nëse
është nevoja), flanxhën e jashtme dhe bulonin hekzagonal.
Për veglën pa unazë
►
Fig.18:
1.
Boshti i montimit
2.
Flanxha e brendshme
3.
Fleta e sharrës së rrumbullakët
4.
Flanxha e jashtme
5.
Buloni hekzagonal
Për veglën me unazë
►
Fig.19:
1.
Boshti i montimit
2.
Flanxha e brendshme
3.
Fleta e sharrës së rrumbullakët
4.
Flanxha e jashtme
5.
Buloni hekzagonal
6.
Unaza
PARALAJMËRIM:
SIGUROHUNI TA
SHTRËNGONI MIRË NË DREJTIM TË AKREPAVE
TË ORËS BULONIN ME KOKË HEKZAGONALE.
Gjithashtu kini kujdes të mos e shtrëngoni
bulonin me forcë. Nëse ju rrëshqet dora nga çelësi
hekzagonal mund të shkaktoni lëndime personale.
PARALAJMËRIM:
Nëse nevojitet unaza për
të montuar diskun në bosht, sigurohuni gjithmonë
që ndërmjet flanxhës së brendshme dhe asaj të
jashtme të jetë instaluar unaza e duhur për vrimën
e boshtit të diskut që keni ndër mend të përdorni.
Përdorimi i unazës së gabuar për vrimën e boshtit
mund të rezultojë në montim të pasaktë të diskut që
çon në lëvizje të diskut dhe dridhje të rënda, të cilat
mund të sjellin humbje të kontrollit gjatë punës dhe
lëndime personale të rënda.
Pastrimi i mbrojtëses së diskut
Kur ndërroni fletën e sharrës rrethore, sigurohuni gjithashtu që të
pastroni tallashin e grumbulluar në mbrojtësen e sipërme dhe të
poshtme të fletës, siç diskutohet në seksionin Mirëmbajtja. Këto
veprime nuk shmangin nevojën për të kontrolluar funksionimin e
mbrojtëses së poshtme përpara çdo përdorimi.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni
siç tregohet në figurë që të mos ju humbë.
►
Fig.20:
1.
Çelësi hekzagonal
Lidhja me një fshesë me korrent
Aksesorë opsionalë
Kur dëshironi të kryeni prerje të pastra, lidhni një
fshesë me korrent Makita me veglën tuaj duke përdorur
hundëzën e pluhurit.
1.
Nëse sharra juaj rrethore ka levë të gjatë
(specifike sipas vendit), zëvendësojeni atë me levën e
shkurtër të marrë me hundëzën e pluhurit.
►
Fig.21:
1.
Leva e gjatë (specifike sipas vendit)
2.
Vida
3.
Leva e shkurtër
Mos e përdorni hundëzën e pluhurit me levën e gjatë të
bashkuar. Nuk do të jeni në gjendje të bëni prerje sepse lëvizja
e mbrojtëses së poshtme pengohet nga hundëza e pluhurit.
2.
Vendosni hundëzën e pluhurit në vegël duke përdorur vidën.
►
Fig.22:
1.
Hundëza e pluhurit
2.
Vida
3.
Më pas lidhni tubin e fshesës me korrent me
hundëzën e pluhurit.
►
Fig.23:
1.
Tubi
2.
Fshesa me korrent
PËRDORIMI
KUJDES:
Mbani maskë kundër pluhurit kur
kryeni operacionin e prerjes.
KUJDES:
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara
lehtë dhe në vijë të drejtë.
Shtyrja e veglës me
forcë, ose mbajtja jo në vijë të drejtë do të çojnë në
mbinxehje të motorit dhe zmbrapsje të rrezikshme,
duke shkaktuar ndoshta dhe lëndime serioze.
KUJDES:
Përdorni gjithmonë dorezën e
përparme dhe dorezën e pasme dhe mbajeni fort
veglën në dorezën e përparme dhe dorezën e
pasme gjatë kohës që është në punë.
►
Fig.24
Mbajeni veglën fort. Pajisja është e pajisur me një dorezë
të përparme dhe një dorezë të pasme. Përdorini të dyja për
ta mbajtur veglën sa më fort. Nëse të dyja duart përdoren
për të mbajtur sharrën, ato s’mund të priten nga fleta e
sharrës rrethore. Vendoseni bazën mbi materialin e punës
që do të pritet pa bërë asnjë kontakt me fletën e sharrës
rrethore. Në vijim ndizeni veglën dhe prisni derisa fleta e
sharrës rrethore të arrijë shpejtësinë e plotë. Tani thjesht
lëvizni veglën përpara mbi sipërfaqen e materialit të punës,
duke e mbajtur në të njëjtën lartësi dhe duke ecur para me
ngadalë derisa sharrimi të përfundojë.
Содержание HS7611
Страница 2: ...Fig 1 Fig 2 Fig 3 Fig 4 Fig 5 Fig 6 2 1 3 Fig 7 1 Fig 8 2 ...
Страница 3: ...1 Fig 9 3 2 1 2 1 2 Fig 10 1 2 Fig 11 1 2 Fig 12 1 2 5 6 3 4 Fig 13 1 Fig 14 1 2 3 4 Fig 15 3 ...
Страница 5: ...2 1 Fig 23 Fig 24 2 1 Fig 25 1 A B 2 Fig 26 1 4 3 2 Fig 27 1 Fig 28 1 Fig 29 5 ...
Страница 71: ...71 ...