29
•
Mos përdorni KURRË disk prerës për lëmim anësor.
•
Mos e "bllokoni" diskun ose mos ushtroni presion të
tepërt mbi të. Mos u përpiqni të bëni prerje tepër të
thellë. Sforcimi i tepërt i diskut shton ngarkesën dhe
gjasat për përdredhje ose kapje të diskut përgjatë
prerjes dhe mundësinë e kundërveprimit, mund të
ndodhë thyerje e diskut ose mbinxehje e motorit.
•
Mos e filloni prerjen brenda materialit të punës.
Lëreni diskun të kapë shpejtësinë maksimale dhe hyni
me kujdes gjatë prerjes duke e lëvizur veglën përpara
mbi sipërfaqen e materialit të punës. Disku mund të
kapet, të kërcejë sipër ose të kundërveprojë nëse
vegla elektrike niset brenda materialit të punës.
•
Gjatë prerjeve mos e ndryshoni kurrë këndin e diskut.
Ushtrimi i presionit anësor mbi diskun prerës (ashtu si
gjatë lëmimit) do të shkaktojë krisjen dhe thyerjen e
diskut, duke ju shkaktuar lëndime të rënda.
•
Disku i diamantit duhet të përdoret pingul mbi
materialin që do të pritet.
Fig.18
Njëlloj si me instalimin, ndiqni udhëzimet për diskun e
me qendër të shtypur.
Drejtimi për montimin e dados së bllokimit dhe të flanxhës
së brendshme ndryshon sipas trashësisë së diskut.
Referojuni tabelës më poshtë.
22,23 mm (7/8")
Disku smerilues prerës
Disku i diamantit
Trashësia: Më pak se 4 mm (5/32")
Trashësia: 4 mm (5/32") ose më lart
Trashësia: Më pak se 4 mm (5/32")
Trashësia: 4 mm (5/32") ose më lart
22,23 mm (7/8")
22,23 mm (7/8")
22,23 mm (7/8")
1
2
3
1
4
3
4.
3.
2.
1. Dadoja e bllokimit
Disku smerilues prerës
Flanxha e brendshme
Disku i diamantit
015257
Vënia në punë me furça me kupë me tela
(aksesor opsional)
KUJDES:
•
Kontrolloni funksionimin e furçës duke e ndezur
veglën pa ngarkesë, duke u siguruar se nuk ndodhet
askush përpara ose në një drejtim me furçën.
•
Mos përdorni furçë të dëmtuar ose jo të ekuilibruar.
Përdorimi i furçës së dëmtuar mund të rrisë mundësitë
për lëndime nga kontakti me telat e prishura të furçës.
Fig.19
Hiqeni veglën nga priza dhe vendoseni përmbys, duke
mundësuar përdorim të lehtë të boshtit. Hiqni aksesorët në
bosht. Montoni në bosht furçën me kupë me tela dhe
shtrëngojeni me çelësin e ofruar. Gjatë përdorimit të furçës,
shmangni ushtrimin e forcës së madhe që shkakton përkuljen
e tepërt të telave, duke çuar në prishje të parakohshme.
Vënia në punë me diskun me furçë me tela
(aksesor opsional)
KUJDES:
•
Kontrolloni funksionimin e diskut me furçë me tela
duke e ndezur veglën pa ngarkesë, duke u
siguruar se nuk ndodhet askush përpara ose në
një drejtim me diskun me furçë me tela.
•
Mos përdorni disk me furçë me tela të dëmtuar
ose jo të ekuilibruar. Përdorimi i diskut me furçë
me tela të dëmtuar mund të rrisë mundësitë për
lëndime nga kontakti me telat e prishura.
•
Përdorni GJITHMONË mbrojtësen për diskun me
furçë me tela, duke u siguruar që diametri i diskut
të përputhet brenda mbrojtëses. Disku mund të
thyhet gjatë përdorimit dhe mbrojtësja ndihmon në
uljen e mundësive për lëndime personale.
Fig.20
Hiqni veglën nga priza dhe vendoseni me kokë poshtë
duke lejuar arritjen e lehtë të boshtit. Hiqni çdo aksesor
nga boshti. Filetoni në bosht diskun me furçë me tela
dhe shtrëngojeni me çelës.
Gjatë përdorimit të diskut me furçë me tela shmangni
ushtrimin e presionit të tepërt që shkakton përkuljen e
madhe të telave, duke çuar në prishje të parakohshme.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Содержание GA4540R
Страница 106: ...106 ...
Страница 107: ...107 ...
Страница 108: ...108 www makita com Makita Jan Baptist Vinkstraat 2 3070 Belgium Makita Corporation Anjo Aichi Japan 885387 960 ...