![Makita DUR142L Скачать руководство пользователя страница 30](http://html.mh-extra.com/html/makita/dur142l/dur142l_instruction-manual_232782030.webp)
30
ALBANIAN
Mbani këpucë të forta me shuall që nuk
rrëshqet. Rekomandohen këpucë me
mbrojtje për gishtat e këmbës.
Mos e ekspozoni ndaj lagështirës.
Shpejtësia maksimale që lejohet për
veglën.
Mos përdorni kurrë disk metalik.
Ni-MH
Li-ion
Vetëm për vendet e BE-së
Mos i hidhni pajisjet elektrike ose paketën
e baterisë së bashku me mbeturinat e
shtëpisë!
Në përputhje me Direktivën Evropiane
për mbetjet nga pajisjet elektrike dhe
elektronike, për bateritë dhe akumulatorët
dhe mbetjet nga bateritë dhe akumulatorët
dhe implementimin e tyre në përputhje me
legjislacionin kombëtar, pajisjet elektrike,
bateritë dhe paketën(at) e baterisë që kanë
arritur fundin e jetëgjatësisë së tyre duhet
të mblidhen veçmas dhe të dorëzohen në
një objekt riciklimi që nuk dëmton mjedisin.
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në
Makita deklaron që makineria(të) e mëposhtme:
Emërtimi i makinerisë:
Kositëse bari me bateri
Nr. i modelit/ Lloji: DUR142L, DUR182L, DUR183L
Specifikimet: shikoni tabelën "SPECIFIKIMET".
Pajtohet me direktivën evropiane të mëposhtme:
2000/14/EC, 2006/42/EC
Ato janë prodhuar konform standardit ose dokumenteve
të standardizuara si vijon:
EN60335, EN50636
Skedari teknik konform direktivës 2006/42/KE
disponohet nga:
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
Procedura e vlerësimit të pajtueshmërisë e kërkuar nga
Direktiva 2000/14/KE ishte në përputhje me shtojcën VI
Organi i vlerësimit të konformitetit:
TÜV Rheinland LGA Products GmbH
Tillystraße 2
D-90431 Nürnberg, Germany
Numri i identifikimit 0197
Modeli DUR142L
Niveli i matur i fuqisë së zërit: 89 dB (A)
Niveli i garantuar i fuqisë së zërit: 90 dB (A)
Modeli DUR182L, DUR183L
Niveli i matur i fuqisë së zërit: 90 dB (A)
Niveli i garantuar i fuqisë së zërit: 90 dB (A)
1.10.2015
Yasushi Fukaya
Drejtor
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR
SIGURINË
PARALAJMËRIM! Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
1.
Njihuni me komandat dhe me përdorimin e
duhur të pajisjes.
2.
Elementet prerëse vazhdojnë të rrotullohen
pasi motori të jetë fikur.
3.
Mos i lejoni kurrë fëmijët ose personat që nuk i
njohin këto udhëzime të përdorin makinerinë.
4.
Ndaloni së përdoruri makinerinë nëse keni
njerëz pranë, sidomos fëmijë apo kafshë
shtëpiake.
5.
Përdoreni makinerinë vetëm ditën ose me
ndriçim të mirë artificial.
6.
Përpara se ta përdorni dhe pas çdo
përplasjeje, kontrollojeni makinerinë për
shenja konsumimi ose dëmtimi dhe riparojeni
sipas nevojës.
7.
Ruhuni nga lëndimet nga pajisjet e përshtatura
për prerjen me të gjithë gjatësinë e fijes. Pasi
ta keni zgjatur fijen e re prerëse, kthejeni
gjithmonë makinerinë në pozicionin normal të
punës para se ta ndizni.
8.
Mos fusni kurrë elemente prerëse prej metali.
9.
Kjo pajisje nuk është prodhuar për t'u përdorur
nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të
kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose
nga persona të cilëve u mungon përvoja
dhe njohuria e përshtatshme, nëse nuk janë
vëzhguar ose udhëzuar për përdorimin e
kësaj pajisjeje nga një person përgjegjës për
sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren
për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
10.
Përdoreni veglën me kujdes dhe vëmendje
maksimale.
11.
Përdoreni veglën vetëm nëse jeni në gjendje të
mire fizike. Kryejini të gjitha punët me qetësi
dhe me kujdes. Përdorni logjikën dhe kini
parasysh se përdoruesi është përgjegjës për
aksidentet apo rreziqet që mund t'u kanosen
personave të tjerë apo pronës së tyre.
12.
Mos e përdorni kurrë veglën kur jeni të lodhur,
ndjeheni sëmurë ose kur jeni nën efektin e
alkoolit apo të drogës.
13.
Duhet ta fikni menjëherë veglën nëse shfaq
shenja funksionimi jo normale.
Qëllimi i përdorimit të veglës
1.
Përdorni veglën e duhur. Kjo kositëse bari
me bateri përdoret vetëm për të prerë barin
dhe barishtet e holla. Nuk duhet të përdoret
për qëllime të tjera, si prerje gardhi, sepse kjo
mund të shkaktojë lëndim.
Содержание DUR142L
Страница 2: ...1 2 3 1 2 1 2 A B 1 2 3 1 Fig 1 Fig 2 Fig 3 Fig 4 Fig 5 Fig 6 Fig 7 Fig 8 2 ...
Страница 4: ...1 2 1 2 3 1 1 2 1 2 4 3 1 2 Fig 17 Fig 18 Fig 19 Fig 20 Fig 21 Fig 22 Fig 23 Fig 24 4 ...
Страница 5: ...1 1 1 1 Fig 25 Fig 26 Fig 27 Fig 28 Fig 29 Fig 30 Fig 31 Fig 32 5 ...
Страница 6: ...Fig 33 6 ...