16
Fig.3
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Shpejtësia
e veglës rritet duke rritur presionin në çelës. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Ndezja e llambës së përparme
KUJDES:
•
Mos e shikoni direkt dritën ose burimin e dritës.
Fig.4
Tërhiqni çelësin për të ndezur llambën. Llamba vazhdon
të ndriçojë gjatë tërheqjes së çelësit. Drita fiket
automatikisht 10 - 15 sekonda pas lëshimit të çelësit.
SHËNIM:
•
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të
mos gërvishtni lentet e llambës, ose ajo do të ulë
ndriçimin.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
Fig.5
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
KUJDES:
•
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit përpara
përdorimit.
•
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të
ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit
përpara se të ndalojë vegla mund të dëmtojë
veglën.
•
Kur nuk e përdorni veglën, vendoseni gjithmonë
levën e çelësit të ndryshimit në pozicionin neutral.
MONTIMI
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni
ndonjë punë në vegël.
Instalimi ose heqja e majës së kaçavidës
Fig.6
Përdorni vetëm majën e kaçavidës ose të çelësit të
treguar në figurë.
Mos përdorni asnjë lloj tjetër maje kaçavide ose çelësi.
Për ta instaluar majën, tërhiqni bokullën në drejtimin e
shigjetës dhe fusni majën në bokull deri në fund. Më
pas lëshojeni atë për ta siguruar majën.
Fig.7
Për mbajtjen e majës nga veglat pa
mbështjellëse
Fig.8
Përdorni vetëm majën e kaçavidës ose të çelësit të
treguar në figurë.
Mos përdorni asnjë lloj tjetër maje kaçavide ose çelësi.
Përdorni majat e treguara në figurë. Për ta instaluar
majën, vetëm futeni atë në bosht.
Fig.9
SHËNIM:
•
Nëse maja nuk futet aq thellë sa duhet në bokull,
ajo nuk do të kthehet në pozicionin fillestar dhe
maja nuk do të jetë e sigurt. Në këtë rast,
përpiquni të fusni sërish majën sipas udhëzimeve
të mësipërme.
Grepi (Aksesor)
KUJDES:
•
Kur instaloni grepin, shtrëngojeni vidën fort. Mos-
shtrëngimi i vidës mund të shkaktojë prishje të
veglës ose lëndime personale.
Fig.10
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht. Grepi
mund të montohet në cilëndo anë të veglës.
Për të instaluar grepin, futeni në një kanal në folenë e
veglës në njërën anë dhe më pas sigurojeni atë me një
vidë. Për ta hequr, lirojeni vidën dhe më pas nxirreni.
Rregullimi i kokës së këndit
Koka e këndit mund të rregullohet me 360° (8 pozicione
me ndarje nga 45 gradë). Për ta rregulluar, lironi butonin
heksagonal dhe hiqni kokën e këndit.
Rregulloni kokën e këndit në pozicionin e dëshiruar dhe
ri-instalojeni në mënyrë të tillë që dhëmbët në ingranazh
të përshtaten me brazdat në kokën e këndit. Më pas
shtrëngoni bulonin heksagonal për të siguruar kokën e
këndit.
Fig.11
Fig.12
Koka e drejtë dhe koka me dhëmbëza
(aksesor)
Kokat e drejta dhe ato me dhëmbëza janë të
disponueshme si aksesorë opsionalë për aplikacione të
ndryshme në punë.
Fig.13
Fig.14
Содержание DTL060
Страница 57: ...57 ...
Страница 58: ...58 ...
Страница 59: ...59 ...
Страница 60: ...60 Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 885276 969 ...