![Makita DRC200Z Скачать руководство пользователя страница 138](http://html1.mh-extra.com/html/makita/drc200z/drc200z_instruction-manual_4156691138.webp)
138
SHQIP
6. Hiqni fashetat e vogla të pluhurit nga filtri (Fig. K-5)
dhe boshatisni koshin e poshtëm (Fig. K-6).
7. Zëvendësoni kutinë e pluhurit të Pastruesit Robotik
në rendin e kundërt.
Përdorimet e përparuara
Veçoritë në vijim mund të caktohen vetëm kur Pastruesi
Robotik ndodhet në modalitet gatishmërie (shikoni
hapin 1 te “Funksione bazë”).
Kursimi i rrymës
Pastruesi Robotik mund të mbledhë pluhurat më të
dukshme pa përdorur ventilatorin e vakuumit. Nëse
pluhuri i imët nuk ka nevojë të hiqet, FIKJA e ventilatorit
të vakuumit kursen rrymën e baterisë për të zgjatur
kohën e përdorimit të Pastruesit Robotik.
Në modalitet gatishmërie, shtypni butonin Vakuum të
Pastruesit Robotik (Fig. F-10) ose te telekomanda (Fig.
G-7) për të FIKUR llambushkën e Vakuumit (Fig. F-10).
Për të të NDEZUR ventilatorin e vakuumit, shtypni
butonin Vakuum të Pastruesit Robotik (Fig. F-10) ose
mbi telekomandë (Fig. G-7). Llambushka ndizet përsëri.
VINI RE: Ky parametër nuk është i mundur në
modalitetin e gjumit me kohëmatësin e aktivizimit
automatik të aktivizuar.
VINI RE: Në raste kur ventilatori i vakuumit
është i FIKUR, llambushka e mirëmbajtjes së
filtrit
(Fig. F-3) nuk ndizet edhe nëse filtri është
mbushur me papastërti.
Rregullimi i volumit të sinjalizuesit
Mund të zgjidhen tre nivele volumi të sinjalizuesit.
Në modalitet gatishmërie, shtypni në mënyrë të
përsëritur butonin
e sinjalizimit të Pastruesit Robotik
(Fig. F-9) ose mbi telekomandë (Fig. G-6). Çdo herë
që shtypni butonin, sinjalizuesi jep sinjal në mënyrën
vijuese: në volum të lartë (llambushka ndizet), në
volum të ulët (llambushka ndizet) dhe pa sinjal fare
(llambushka fiket).
VINI RE: Ky parametër nuk është i mundur në
modalitetin e gjumit me kohëmatësin e aktivizimit
automatik të aktivizuar.
Gjetja e vendndodhjes së Pastruesit Robotik
Kjo veçori është e dobishme për gjetjen e vendndodhjes
së Pastruesit Robotik i cili mund të ndodhet jashtë
pamjes, mbi një dysheme të madhe me tavolina,
kabinete dhe instalime të tjera.
Shtypni butonin
Feneri i vendndodhjes në
telekomandë (Fig. G-3) ndërsa Pastruesi Robotik
ndodhet në modalitet gatishmërie ose gjumi.
Sinjalizuesi jep sinjal për afërsisht 10 sekonda dhe
pulson llambushka pilot.
Për të ndaluar sinjalizuesin dhe pulsimin, shtypni
përsëri butonin
Feneri i vendndodhjes.
SHËNIM: Mund të ketë raste kur Pastruesi Robotik
nuk përgjigjet sepse Pastruesi Robotik ndodhet jashtë
fushës së telekomandës. Problemi mund të zgjidhet
duke shtypur butonin
Feneri i vendndodhjes
ndërsa jeni duke lëvizur mbi dysheme.
Përdorimi i kohëmatësit të ndezjes
automatike
Kjo veçori i mundëson Pastruesit Robotik të fillojë
pastrimin automatikisht pas kohës së specifikuar.
Pasi ky funksion të jetë kryer përfunduar, kryeni
procedurën vijuese për të ri-aktivizuar kohëmatësin
automatik.
1. Në modalitet gatishmërie, shtypni në mënyrë të
përsëritur butonin Kohëmatësi të Pastruesit
Robotik (Fig. F-6) ose në telekomandë (Fig. G-5).
Çdo herë që shtypni butonin, funksioni ndryshon në
këtë renditje:
Statusi i llambushkës
Fillon pastrimi
pas 1 ore
pas 3 orësh
pas 5 orësh
Kohëmatësi i ndezjes
automatike çaktivizohet.
2. Shtypni butonin NDEZJA (Fig. F-8) në Pastruesin
Robotik për të aktivuar kohëmatësin e ndezjes
automatike. Pastruesi Robotik hyn në modalitet
gjumi.
Për të pastruar kohëmatësin në modalitet gatishmërie,
mbani shtypur butonin NDEZJA (Fig. F-8) mbi
Pastruesin Robotik derisa të gjithë treguesit të fiken ose
shtypni butonin FIKJA (Fig. G-1) mbi telekomandë.
VINI RE: Nëse statusi i dy treguesve të majtë dhe të
djathtë të baterisë është
ose
, kohëmatësi
i ndezjes automatike mund të mos aktivizohet dhe
pastrimi mund të mos fillojë automatikisht.
VINI RE: Në këtë modalitet nuk është e mundur të
ndryshohen parametrat ose të fillohen funksionet e
pastrimit.
VINI RE: Parametri i kohëmatësit të aktivizimit
automatik pastrohet nëse bateritë shkarkohen
plotësisht.
Kufizimi i Pastruesit Robotik në një zonë të
caktuar
Shiriti kufizues (Fig. L-1) dhe funksioni i ndijimit të
kufirit që përfshin sensorët me rreze infra të kuqe, i
mundësojnë Pastruesit Robotikë të shmangin zonat
vijuese (Fig. L-2):
• Në një zonë që ndahet në seksione pasi e gjithë
dyshemeja është kaq e made se Pastruesi Robotik
nuk mund ta pastrojë dyshemenë në një kohë të
dhënë
• Një zonë ku ndodhen artikuj të brishtë që cilat mund
të dëmtohen nga Pastruesi Robotik
Содержание DRC200Z
Страница 2: ...Fig A Fig B 1 2 3 Fig C 1 Fig D Fig E 2 ...
Страница 3: ...1 2 3 4 5 6 12 7 10 11 9 8 Fig F 1 2 3 4 6 7 5 Fig G 1 2 a b c d Fig H 1 2 Fig I 3 ...
Страница 4: ...4 1 Fig J 1 3 2 4 5 6 Fig K 1 2 Fig L 4 ...
Страница 5: ...5 4 2 3 1 Fig M 1 3 4 2 8 7 5 6 Fig N 5 ...
Страница 6: ...6 2 1 Fig O 2 3 4 5 4 1 Fig Q 1 2 Fig R 1 2 Fig P ...