
54
Vendosja ose heqja e kutisë së baterisë
me rrëshqitje (Fig. 4 dhe 5)
• Për të vendosur kutinë e baterisë bashkoni gjuhëzën e
kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe rrëshqiteni
për ta futur. Futeni gjithmonë deri në fund, derisa të
kërcasë dhe të bllokohet në vend.
• Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme të
butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht. Instalojeni
plotësisht derisa treguesi i kuq të mos shihet. Nëse nuk
veprohet kështu, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga
vegla duke ju lënduar ju ose personat përreth.
• Mos përdorni forcë gjatë instalimit të kutisë së baterisë.
Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç duhet.
• Për të hequr kutinë e baterisë, tërhiqeni atë nga vegla
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë ose ndërsa shtypni butonat në të dy
anët e kutisë.
Vendosja ose heqja e kutisë së baterive
në grup (Fig. 6 dhe 7)
• Për të vendosur kutinë e baterisë bashkoni gjuhëzën e
kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe rrëshqiteni
për ta futur.
• Për të hequr kutinë e baterisë, nxirrni baterinë nga
terminali ndërkohë që shtypni butonat në anë të kutisë.
Kthejeni bllokuesin e dhomëzës së baterisë në pozicionin
e tij fillestar.
Energjia e dobët, deformimi i zërit, “ndërprerja e zërit” ose
shfaqja në ekran e shenjës së baterisë së rënë
dhe
“POWERFAIL” janë shenja treguese që paketa kryesore e
baterisë duhet të ndërrohet.
Shënim:
Paketa e baterisë nuk mund të ngarkohet me anë të
përshtatësit për rrymë të alternuar.
Shfaqja e shenjës së baterisë së rënë
dhe pulsimi i
vazhdueshëm i fjalës “EMPTY” (BOSH) tregon që duhen
ndërruar bateritë rezervë.
Përdorimi i shufrës së antenës pak të
përkulur (Fig. 8)
Drejtoni shufrën e antenës pak të përkulur siç tregohet në
figurë.
Përdorimi i përshtatësit të ofruar për
rrymën e alternuar (Fig. 9)
Hiqni mbrojtësin prej gome dhe futni spinën e përshtatësit
në prizën e rrymës DC në të majtë të radios. Përshtatësin
lidheni me një prizë kryesore standarde. Sa herë që
përdoret përshtatësi, paketa e baterisë shkëputet
automatikisht. Përshtatësi i rrymës së alternuar duhet të
hiqet nga priza kryesore kur nuk është në përdorim.
Shënim:
Kur radioja ka interferenca në bandën AM prej
përshtatësit, lutemi ta largoni radion mbi 30 cm nga
përshtatësi i rrymës së alternuar.
Vënia e radios në funksionim -
Sintonizimi AM/FM
1.
Shtypni butonin e Energjisë
për të ndezur
radion.
2.
Shtypni butonin e Burimit
për të zgjedhur
modalitetin e radios AM ose FM.
3.
Shtypni dhe mbani të shtypur dorezën për kontrollin e
Sintonizimit
për të kryer një sintonizim automatik.
Radioja juaj do të skanojë bandën AM/FM nga
frekuenca e zgjedhur aktualisht dhe do të ndalojë
skanimin automatikisht kur të gjejë një stacion ose fuqi
të mjaftueshme.
4.
Pas disa sekondash ekrani do të përditësohet. Ekrani
do të tregojë frekuencën e sinjalit të gjetur.
5.
Për të gjetur stacion tjetër, shtypni dhe mbani të
shtypur dorezën e kontrollit të Sintonizimit
si më
parë.
6.
Kur të arrihet fundi i bandës së valës radioja do të nisë
sintonizimin nga skaji i kundërt i bandës së valës.
7.
Rrotulloni dorezën e kontrollit të Sintonizimit
për të
rregulluar volumin e zërit siç kërkohet.
Shënim:
• Kur rregulloni volumin sigurohuni që FM/AM NUK
pulson në ekran.
• Nëse AM/FM po pulson në ekran, kjo ju lejon që të
sintonizoni stacionet në mënyrë manuale (për më
shumë detaje shikoni seksionin e “Sintonizimi
manual
–
AM/FM”).
8.
Për të fikur radion shtypni butonin e Energjisë
.
Sintonizimi manual – AM/FM
1.
Shtypni butonin e Energjisë
për të ndezur
radion.
2.
Shtypni butonin e Burimit
për të zgjedhur
modalitetin e radios AM ose FM.
3.
Shtypni dorezën e kontrollit të Sintonizimit
dhe do
të shihni FM ose AM të pulsojë në ekran.
Shënim:
• FM/AM do të pulsojë për rreth 10 sekonda. Gjatë
kësaj kohe lejohet vetëm sintonizimi manual.
• Nëse dëshironi të ngrini volumin ndërkohë që FM/
AM pulson, shtypni dorezën e kontrollit të
Sintonizimit për të ndaluar pulsimin dhe mund të
rrotulloni dorezën e kontrollit të Sintonizimit për të
rregulluar nivelin e zërit.
4.
Rrotulloni dorezën e kontrollit të Sintonizimit
për t’u
sintonizuar në një stacion.
Содержание DMR106
Страница 3: ...3 2 3 4 5 6 7 14 16 25 26 25 26 25 25 ...
Страница 4: ...4 8 9 13 1 9 10 ...
Страница 43: ...43 Rozměry Š V H v mm 282 294 163 Hmotnost 4 3 kg bez akumulátoru ...
Страница 100: ...100 Мере Ш x В x Д у мм 282 x 294 x 163 Маса 4 3 кг без батерија ...