19
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Shpejtësia
e veglës rritet duke rritur presionin në çelës. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
Fig.4
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
KUJDES:
•
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit përpara
përdorimit.
•
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të
ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit
përpara se të ndalojë vegla mund të dëmtojë
veglën.
•
Kur nuk e përdorni veglën, vendoseni gjithmonë
levën e çelësit të ndryshimit në pozicionin neutral.
Zgjedhja e mënyrës së veprimit
Rrotullimi me goditje
Fig.5
Për shpime në beton, në mur etj., lëshoni butonin e
bllokimit dhe rrotulloni dorezën për ndryshimin e
modalitetit të punës në simbolin
. Përdorni një punto
me majë tungsten-karbit.
Vetëm rrotullim
Fig.6
Për shpime në materiale druri, metali ose plastike,
lëshoni butonin e bllokimit dhe rrotulloni dorezën për
ndryshimin e modalitetit të punës në simbolin
.
Përdorni një punto turjelë ose një punto druri.
Vetëm goditje
Fig.7
Për punime ciflosjeje, leskërimi ose shkatërrimi, lëshoni
butonin e bllokimit dhe rrotulloni dorezën për ndryshimin
e modalitetit të punës në simbolin
. Përdorni një
bulino shpuese, daltë të ftohtë, daltë për leskërim etj.
KUJDES:
•
Mos e rrotulloni dorezën për ndryshimin e
modalitetit të punës kur vegla është ndezur. Vegla
mund të dëmtohet.
•
Për të shmangur konsumimin e shpejtë të
mekanizmit të ndryshimit të modalitetit, sigurohuni
që doreza e ndryshimit të modalitetit të punës të
jetë vendosur siç duhet në një nga tre pozicionet e
modalitetit të punës.
Kufizuesi i rrotullimit
Kufizuesi i rrotullimit do të aktivizohet kur të arrihet një nivel
i caktuar i rrotullimit. Motori do të shkëputet nga boshti në
dalje. Kur kjo të ndodhë, puntoja nuk do të rrotullohet më.
KUJDES:
•
Sapo të aktivizohet kufizuesi i rrotullimit, fikni
menjëherë veglën. Kjo ndihmon në parandalimin e
konsumimit të parakohshëm të veglës.
•
Sharrat për vrima nuk mund të përdoren me këtë
vegël. Ato shpesh bllokohen ose ngecin me lehtësi
në vrimë. Kjo do të bëjë që kufizuesi i rrotullimit të
aktivizohet shumë shpesh.
MONTIMI
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni
ndonjë punë në vegël.
Mbajtëse anësore (dorezë ndihmëse)
Fig.8
KUJDES:
•
Përdorni gjithmonë mbajtësen anësore për siguri
në punë.
Instaloni mbajtësen anësore në mënyrë të tillë që
dhëmbët në përshtatësin e mbajtëses të vendosen
ndërmjet daljeve në trupin e veglës. Më pas shtrëngoni
mbajtësen duke e rrotulluar në drejtim orar në
pozicionin e dëshiruar. Ajo mund të rrotullohet 360° që
të sigurohet në çdo pozicion.
Grasoja për punton
Mbulojeni kokën e boshtit të puntos paraprakisht me një
sasi të vogël grasoje (rreth 0,5 - 1 g). Lubrifikimi i
mandrinos siguron punim pa probleme dhe një
jetëgjatësi më të madhe.
Instalimi ose heqja e puntos
Pastroni bishtin e puntos dhe aplikoni pak graso para se
ta instaloni punton.
Fig.9
Futeni punton në vegël. Rrotulloni punton dhe shtyjeni
derisa të zërë vend.
Fig.10
Nëse puntoja nuk futet brenda, hiqeni punton. Tërhiqeni disa
herë poshtë kapakun e mandrinës. Më pas futeni punton
sërish. Rrotulloni punton dhe shtyjeni derisa të zërë vend.
Pas instalimit sigurohuni gjithmonë që puntoja të jetë
kapur siç duket, duke e provuar ta nxirrni.
Për të hequr punton, tërhiqni poshtë deri në fund
kapakun e mandrinës dhe nxirreni punton jashtë.
Fig.11
Këndi i puntos
(gjatë ciflosjes, leskërimit ose shkatërrimit)
Fig.12
Puntoja mund të sigurohet në këndin e dëshiruar. Për të
ndryshuar këndin e puntos, lëshoni butonin e bllokimit
dhe rrotulloni dorezën e ndryshimit të modalitetit të punës
në simbolin
O
. Rrotulloni punton në këndin e dëshiruar.