24
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe të
jetë hequr nga bateria përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.15
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën e
kufizimit. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë
lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Përdorni një kaçavidë për të hequr dy vida, më pas
hiqni mbulesën e prapme.
Fig.16
Ngrini pjesën e krahut të sustës dhe vendoseni në
pjesën e thelluar të folesë me një kaçavidë me punto
me kanal me një bosht të hollë ose të ngjashëm.
Fig.17
Përdorni pincat për të hequr kapakët e karbonçinave.
Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të rejat dhe
rivendosini kapakët e mbajtëseve të karbonçinave në
anën e kundërt.
Fig.18
Sigurohuni që kapakët e karbonçinave të puthiten mirë
te vrimat e mbajtëseve të karbonçinave.
Fig.19
Riinstaloni mbulesën e prapme dhe shtrëngoni mirë dy
vidat.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Puntot e shpimit
•
Punto me goditje me majë tungsten-karbit
•
Punto Phillips
•
Punto me kanal
•
Punto për bashkim kriket
•
Fryrësja
•
Syze mbrojtëse
•
Grepi
•
Mbajtësja e puntove
•
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në paketën e
veglës si aksesorë standardë. Ato mund të ndryshojnë
nga njëri shtet në tjetrin.