21 SHQIP
SHËNIM:
Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM:
Llamba e parë e treguesit (në fund majtas) do të
pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është në punë.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së veglës/
baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht energjinë në motor
për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës dhe baterisë. Vegla do
të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse vegla ose bateria
janë vendosur sipas një prej kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur vegla/bateria vihet në punë në një mënyrë që e bën atë
të tërheqë një rrymë më të lartë nga normalja, vegla ndalon
automatikisht. Në këtë situatë, fikeni veglën dhe ndaloni punën që
shkaktoi mbingarkesën e veglës. Pastaj ndizeni veglën për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur vegla/bateria mbinxehet, vegla ndalon automatikisht. Në këtë
rast, lëreni veglën/baterinë të ftohet përpara se ta ndizni sërish.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë nuk është i mjaftueshëm, vegla ndalon
automatikisht. Në këtë rast, hiqeni baterinë nga vegla dhe ngarkojeni.
Veprimi i ndërrimit
PARALAJMËRIM:
Përpara se ta vendosni
kutinë e baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë
nëse çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin “OFF” (fikur) kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur.
►
Fig.3:
1.
Këmbëza e çelësit
SHËNIM:
Për rreth një sekondë pas shtrëngimit,
vegla nuk funksionon edhe me çelësin të tërhequr.
Ndezja e llambës së përparme
►
Fig.4:
1.
Llamba
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Tërhiqni çelësin për të ndezur llambën. Llamba
vazhdon të ndriçojë gjatë tërheqjes së çelësit. Llamba
fiket afërsisht pas 10 sekondash pas lëshimit të
këmbëzës së çelësit.
SHËNIM:
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
►
Fig.5:
1.
Leva e ndryshimit të veprimit
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
rrotullimit përpara përdorimit.
KUJDES:
Përdorni çelësin e ndryshimit
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht.
Ndryshimi
i drejtimit të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla
mund të dëmtojë veglën.
KUJDES:
Kur nuk e përdorni veglën,
vendoseni gjithmonë levën e çelësit të ndryshimit
në pozicionin neutral.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
Treguesi LED / Biperi
►
Fig.6:
1.
Treguesi LED
Treguesi LED / Biperi në vegël shfaq funksionet e mëposhtme.
Funksioni
Statusi i veglës
Statusi i treguesit LED/biperit
Veprimi që do të merret
Treguesi LED
Biperi
Kontrolli i funksionimit
të treguesit LED, dritës
dhe biperit
Kur montohet kutia
e baterisë, vegla
kontrollon për treguesin
LED, dritën dhe biperin.
Drita ndizet fillimisht në
të gjelbër, më pas në
të kuqe.
(Dhe më pas ndizet
drita.)
Një seri bipesh shumë të
shkurtra
–
Diktimi i veprimit të
këmbëzës së çelësit
gjatë instalimit të
baterisë
Kur kutia e baterisë
instalohet me këmbëzën
e çelësit të tërhequr,
vegla ndalon për të
shmangur nisjen e
paqëllimshme.
Pulson në të kuqe
dhe në të gjelbër me
alternim.
Një seri bipesh të
shkurtra
Lironi këmbëzën e
çelësit.
Ndalimi automatik
me përfundimin e
shtrëngimit
Cilësimi i veglës është
arritur dhe vegla ka
ndaluar.
Ndizet në ngjyrë të
gjelbër për rreth një
sekondë.
–
–
Содержание DFT024F
Страница 2: ...1 2 3 Fig 1 1 2 Fig 2 1 Fig 3 1 Fig 4 1 A B Fig 5 1 Fig 6 1 Fig 7 1 2 Fig 8 2 ...
Страница 3: ...1 2 3 Fig 9 Fig 10 1 2 Fig 11 1 3 2 Fig 12 1 2 2 Fig 13 Fig 14 3 ...
Страница 78: ...78 ...
Страница 79: ...79 ...