19
ALBANIAN
12.
Përdorini bateritë vetëm me produktet e
specifikuara nga Makita.
Instalimi i baterive në
produkte të papajtueshme mund të rezultojë në
zjarr, nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje të
elektroliteve.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
KUJDES:
Përdorni vetëm bateri origjinale
Makita.
Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita
ose baterive që mund të jenë modifikuar, mund
të rezultojë në marrjen flakë të baterisë, lëndime
personale apo dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu
edhe garancinë e Makita-s për veglën e Makita-s dhe
ngarkuesin.
Këshilla për të ruajtur
jetëgjatësinë maksimale të
baterisë
1.
Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet
plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me
pajisjen dhe ngarkoni baterinë kur vëreni ulje
të fuqisë së pajisjes.
2.
Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e
ngarkuar plotësisht. Mbingarkimi shkurton
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
3.
Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës
në 10 °C - 40 °C. Lëreni kutinë e nxehtë të
baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni atë.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t’i kontrolloni
funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t’ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktojë dëmtim të veglës dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim personal.
►
Fig.1:
1.
Treguesi i kuq
2.
Butoni
3.
Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa
të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk
është e bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket.
Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë.
Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
Sistemi i mbrojtjes së baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem për mbrojtjen e
baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht energjinë në
motor për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë.
Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse
vegla dhe/ose bateria janë vendosur sipas një prej
kushteve të mëposhtme:
I mbingarkuar:
Vegla përdoret në një mënyrë që e bën atë të marrë
rrymë të lartë anormale.
Në këtë situatë, fikeni veglën dhe ndaloni punën që
shkaktoi mbingarkesën e veglës. Pastaj ndizeni veglën
për ta rinisur.
Nëse vegla nuk ndizet, bateria është mbinxehur. Në
këtë situatë, lëreni baterinë të ftohet përpara se ta
ndizni sërish.
Tension i ulët i baterisë:
Kapaciteti i mbetur i baterisë është shumë i ulët dhe
vegla nuk do të punojë. Nëse e ndizni veglën, motori
ndizet sërish, por fiket shpejt. Në këtë situatë, hiqni dhe
ngarkoni baterinë.