19
ALBANIAN
PARALAJMËRIM:
Emetimet e dridhjeve gjatë
përdorimit aktual të veglës elektrike mund të ndryshojnë
nga vlerat e deklaruara në varësi të mënyrave sesi përdoret
vegla, veçanërisht nga lloji i materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
Vërtetoni që masat e
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët e
ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është e fikur
dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
Lexoni të gjitha
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet dhe
specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja
e të gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të
shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime sigurie për trapanin
me bateri
Udhëzimet e sigurisë për të gjitha veprimet
1.
Përdorni dorezën(at) ndihmëse.
Humbja e
kontrollit mund të shkaktojë dëmtime personale.
2.
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet kapëse
të izoluara kur të jeni duke kryer një veprim në
të cilin aksesori prerës ose shtrëngueset mund
të prekin tela të fshehur.
Nëse aksesori prerës
ose shtrëngueset prekin një tel me rrymë, atëherë
pjesët metalike të veglës elektrike elektrizohen
dhe mund t’i shkaktojnë përdoruesit goditje
elektrike.
3.
Gjithmonë sigurohuni që të keni bazament të
fortë qëndrimi. Sigurohuni që të mos ketë njeri
poshtë ndërkohë që e përdorni pajisjen në
vende të larta.
4.
Mbajeni veglën fort.
5.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
6.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
7.
Mos e prekni punton e shpimit menjëherë pas
punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe mund
t’ju djegë lëkurën.
8.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni thithjen
e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën. Ndiqni të
dhënat e sigurisë nga furnizuesi i materialit.
9.
Nëse maja e puntos nuk mund të lirohet
edhe nëse lironi nofullat, përdorni pinca për
ta tërhequr.
Në rast të tillë, nxjerrja e majës së
puntos me dorë mund të rezultojë në lëndim nga
ana e saj e mprehtë.
Udhëzimet e sigurisë kur përdorni maja puntosh të gjata
1.
Asnjëherë mos e përdorni me shpejtësi më
të lartë se shpejtësia maksimale nominale e
majës së puntos.
Në shpejtësi më të larta, maja
mund të shtrembërohet nëse lejohet të rrotullohet
lirshëm pa kontaktuar me materialin e punës, gjë
që rezulton në lëndim personal.
2.
Gjithmonë shponi me shpejtësi të ulëta dhe
me majën e puntos në kontakt me materialin
e punës.
Në shpejtësi më të larta, maja mund të
shtrembërohet nëse lejohet të rrotullohet lirshëm
pa kontaktuar me materialin e punës, gjë që
rezulton në lëndim personal.
3.
Aplikoni presion vetëm në vijë direkte me
majën dhe mos aplikoni presion të tepërt.
Majat mund të shtrembërohen duke shkaktuar
thyerje ose humbje të kontrollit, duke rezultuar në
lëndim personal.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë.
Kjo
mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
baterisë:
(1)
Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.