23 SHQIP
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, leva e çelësit nuk mund të tërhiqet.
Funksioni i ndryshimit automatik të
shpejtësisë
Kjo vegël ka “regjimin e shpejtësisë së lartë” dhe
“regjimin e forcës së lartë rrotulluese”.
Vegla e ndryshon regjimin e punës në mënyrë
automatike në varësi të ngarkesës së punës. Kur
ngarkesa e punës është e ulët, vegla do të funksionojë
në “regjimin e shpejtësisë së lartë” për funksionim më
të shpejtë. Kur ngarkesa e punës është e lartë, vegla do
të funksionojë në “regjimin e forcës së lartë rrotulluese”
për funksionim më të fuqishëm.
►
Fig.7:
1.
Treguesi i regjimit
Treguesi i regjimit ndizet në të gjelbër kur vegla është
në “regjimin e forcës së lartë rrotulluese”.
Nëse vegla përdoret me ngarkesë të tepërt, treguesi i
regjimit do të pulsojë në të gjelbër. Treguesi i regjimit
ndalon së pulsuari dhe më pas ndizet ose fiket nëse
reduktoni ngarkesën në vegël.
Gjendja e treguesit të regjimit
Regjimi i
funksionimit
Ndezur
Fikur
Duke
pulsuar
Regjimi i
shpejtësisë
së lartë
Regjimi i
forcës së lartë
rrotulluese
Sinjalizimi i
mbingarkesës
Ndryshimi i shpejtësisë
VINI RE:
Përdorni çelësin për ndryshimin
e shpejtësisë vetëm pasi vegla të ndalojë
plotësisht.
Ndryshimi i shpejtësisë së veglës para se
vegla të ndalojë mund të dëmtojë veglën.
VINI RE:
Gjithmonë vendoseni me kujdes çelësin
për ndryshimin e shpejtësisë në pozicionin
e duhur.
Nëse e përdorni veglën me çelësin për
ndryshimin e shpejtësisë të pozicionuar diku në mes
të pozicionit 1 dhe 2, vegla mund të dëmtohet.
Mund të zgjidhen paraprakisht dy shkallë shpejtësie me
anë të çelësit për ndryshimin e shpejtësisë.
Për të ndryshuar shpejtësinë, shtypni butonin e bllokimit
dhe kthejeni çelësin e ndryshimit të shpejtësisë në
mënyrë të tillë që treguesi të tregojë pozicionin 1 për
shpejtësi të ulët ose pozicionin 2 për shpejtësi të lartë.
►
Fig.8:
1.
Butoni i bllokimit
2.
Treguesi
3.
Çelësi i
ndryshimit të shpejtësisë
Kufizuesi i rrotullimit
Kufizuesi i rrotullimit do të aktivizohet kur të arrihet një
nivel i caktuar i rrotullimit në cilësimin me shpejtësi të ulët
(pozicioni 1). Motori do të shkëputet nga boshti në dalje.
Kur ndodh kjo, maja e puntos nuk do të rrotullohet më.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Instalimi i mbajtëses anësore
(dorezës ndihmëse)
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja
anësore është instaluar siç duhet përpara
përdorimit.
Vidhosni fort mbajtësen anësore mbi vegël. Mbajtësja
anësore mund të montohet në cilëndo anë të veglës,
cilado t’ju përshtatet.
►
Fig.9:
1.
Mbajtësja anësore
Doreza e përparme
KUJDES:
Mos e fiksoni dorezën e përparme
përtej kufijve të shigjetës siç ilustrohet. Kini
kujdes që dora të mos ju kapet në mbajtëse.
Mbajeni dorën larg nga mandrina e shpimit.
Këto
mund të sjellin aksidente të rënda.
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që bulonat
hekzagonalë (të dyja anët) të dorezës së përparme
të jenë shtrënguar mirë.
Doreza e përparme mund të instalohet në çdo pozicion
brenda 0° - 112,5° siç ilustrohet.
►
Fig.10:
1.
Doreza e përparme
Për të ndryshuar pozicionin, lironi bulonat hekzagonalë
(në të dy krahët) me një çelës fiso hekzagonal dhe
kthejeni dorezën e përparme në pozicionin që dëshironi.
Më pas shtrëngojini mirë bulonat hekzagonalë.
►
Fig.11:
1.
Doreza e përparme
2.
Çelësi fiso
hekzagonal
Instalimi ose heqja e majës së puntos
Për të instaluar majën e puntos, vendoseni në mandrinë deri
në fund. Shtrëngoni mandrinën me dorë. Vendosni çelësin
e mandrinës në secilën nga tri vrimat dhe shtrëngojeni në
drejtim të akrepave të orës. Sigurohuni që t’i shtrëngoni të tri
vrimat e mandrinës në mënyrë të barabartë.
Për të hequr majën e puntos, rrotulloni çelësin e mandrinës
në drejtim të kundërt të akrepave të orës vetëm në një nga
vrimat dhe më pas lirojeni mandrinën me dorë.
►
Fig.12:
1.
Çelësi i mandrinës
Pas përdorimit, kthejeni çelësin e mandrinës në vendin
e ruajtjes në vegël siç ilustrohet.
►
Fig.13
Содержание DDA460
Страница 2: ...1 2 3 Fig 1 1 2 Fig 2 1 Fig 3 1 Fig 4 1 Fig 5 1 A B Fig 6 1 Fig 7 2 3 1 Fig 8 2 ...
Страница 3: ...1 Fig 9 1 Fig 10 1 2 Fig 11 1 Fig 12 Fig 13 1 2 Fig 14 1 2 3 Fig 15 1 2 Fig 16 3 ...
Страница 4: ...1 Fig 17 4 ...
Страница 79: ...79 ...