24
•
Nëse vazhdoni të përdorni një fletë të pamprehur
mund të shkaktoni zmbrapsje të rrezikshme
dhe/ose mbingarkesë të motorit. Zëvendësojeni
me një fletë të re sapo ajo të mos presë siç duhet.
•
Disqet për prerësin e metalit nuk mund të
mprihen sërish.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Disqe me majë karbiti
•
Kufizues (vizore udhëzuese)
•
Vidë me kokë M5 x 20
•
Grepi
•
Çelësi hekzagonal 5
•
Syze mbrojtëse
•
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.