
166
ALBANIAN
Koha e përdorimit
CJ105D / DCJ205 / CJ106D / DCJ206
Cilësimi i temperaturës
Kutia e baterisë
BL1040B / BL1041B
BL1460B
BL1860B
HIGH (E LARTË)
3,5 orë
5,0 orë
8,5 orë
MEDIUM (MESATARE)
5,5 orë
9,0 orë
14 orë
LOW (E ULËT)
14 orë
23 orë
35 orë
CV102D / DCV202
Cilësimi i temperaturës
Kutia e baterisë
BL1040B / BL1041B
BL1460B
BL1860B
E LARTË
4,0 orë
6,0 orë
10 orë
MESATARE
7,5 orë
12 orë
20 orë
E ULËT
14 orë
23 orë
35 orë
•
Koha e përdorimit në tabelën e mësipërme shërben si udhëzues i përafërt. Ajo mund të ndryshojë nga koha e
vërtetë e përdorimit.
•
Koha e përdorimit mund të ndryshojë në varësi të llojit të baterisë, statusit të karikimit dhe kushteve të
përdorimit.
•
Kutia e baterisë mund të ndryshojë sipas shtetit.
Simbolet
Disa prej simboleve të mëposhtme përdoren për
produktin. Sigurohuni që merrni vesh kuptimin e tyre
përpara përdorimit.
Lexoni manualin e përdorimit.
Të lahet në lavatriçe me temperaturë nën
30 °C me një cikël delikat.
Mos përdorni zbardhues.
Mos e shtrydhni.
Mos e hekurosni.
Mos përdorni pastrim kimik.
Të mos përdoret nga fëmijët shumë të
vegjël
(0-3 vjeç).
Mos fusni karfica.
Thajeni në tharëse rrobash me rrotullim me
nxehtësi të ulët.
Thajeni duke e varur në tel.
Pajisje e klasit III.
Ni-MH
Li-ion
Vetëm për vendet e BE-së
Mos i hidhni pajisjet elektrike ose paketën
e baterisë së bashku me mbeturinat e
shtëpisë! Në përputhje me Direktivën
Evropiane për mbetjet nga pajisjet
elektrike dhe elektronike, për bateritë dhe
akumulatorët dhe mbetjet nga bateritë dhe
akumulatorët dhe implementimin e tyre
në përputhje me legjislacionin kombëtar,
pajisjet elektrike, bateritë dhe paketën(at)
e baterisë që kanë arritur fundin e
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen
veçmas dhe të dorëzohen në një objekt
riciklimi që nuk dëmton mjedisin.
Përdorimi i synuar
Xhaketa ose jeleku me ngrohje janë prodhuar për
ngrohjen e trupit në mjedise të ftohta.
PARALAJMËRIME SIGURIE
PARALAJMËRIM:
Lexoni të gjitha
paralajmërimet dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e paralajmërimeve dhe udhëzimeve
mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose
lëndim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi “xhaketë” në paralajmërime dhe masat e kujdesit
i referohet xhaketës ose jelekut.
Paralajmërime të përgjithshme mbi sigurinë
•
Fëmijët, personat me aftësi të kufizuara,
ose personat me mungesë ndjeshmërie
ndaj nxehtësisë, për shembull, personat me
qarkullim të dobët të gjakut, nuk duhet ta
përdorin xhaketën.