![Makita AN454 Скачать руководство пользователя страница 87](http://html.mh-extra.com/html/makita/an454/an454_instruction-manual_228635087.webp)
87 ALBANIAN
Lidhja e tubit të ajrit
KUJDES:
Mos e vendosni gishtin te këmbëza
kur lidhni tubin e ajrit.
►
Fig.13:
1.
Pajisja e ajrit
2.
Foleja e ajrit
Vendoseni folenë e ajrit të tubit të ajrit në pajisjen e ajrit
në vegël. Sigurohuni që foletë e ajrit të bllokohen mirë
në pozicion kur i instaloni në pajisjen e ajrit.
Duhet instaluar dhe një bashkues tubash mbi veglën
apo pranë saj në mënyrë të atillë që rezervuari i
presionit të shkarkohet në çastin kur shkëputet
bashkimi i furnizimit me ajër.
PËRDORIMI
KUJDES:
Sigurohuni që të punojnë të gjitha
sistemet e sigurisë përpara se të nisni punën.
Kontrolli i punimit të duhur përpara
përdorimit
Përpara përdorimit, gjithmonë kontrolloni pikat e
mëposhtme.
— Sigurohuni që vegla të mos përdoret vetëm duke
lidhur tubin e ajrit.
— Sigurohuni që vegla të mos përdoret vetëm duke
tërhequr këmbëzën.
— Sigurohuni që vegla të mos përdoret vetëm duke
vendosur elementin e kontaktit te materiali i punës
pa tërhequr këmbëzën.
— Në modalitetin e aktivizimit me një sekuencë,
sigurohuni që vegla nuk funksionon kur tërhiqni
këmbëzën në fillim dhe më pas vendosni
elementin e kontaktit te materiali i punës.
Zgjedhja e mënyrës së funksionimit
KUJDES:
Gjithmonë sigurohuni që
përzgjedhësi i regjimit të aktivizimit të jetë
vendosur siç duhet në pozicionin për regjimin e
dëshiruar të nguljes së gozhdëve përpara nguljes.
►
Fig.14:
1.
Përzgjedhësi i regjimit të aktivizimit
Regjimi i aktivizimit me një sekuencë:
Mund të ngulni një gozhdë me një veprim sekuencial.
Zgjidheni këtë regjim kur ngulni gozhdë me kujdes dhe
saktë.
Për të zgjedhur këtë regjim, vendoseni përzgjedhësin e
regjimit të aktivizimit në pozicionin
.
Regjimi i aktivizimit me kontakt:
Mund të ngulni gozhdë në mënyrë të përsëritur duke
vendosur elementin e kontaktit me këmbëzën të
tërhequr.
Për të zgjedhur këtë regjim, vendoseni përzgjedhësin e
regjimit të aktivizimit në pozicionin
.
Aktivizimi me një sekuencë
KUJDES:
Mos e mbani me forcë të tepruar
elementin e kontaktit te materiali i punës.
Gjithashtu, shkrepeni këmbëzën plotësisht dhe
mbajeni shkrepur për 1-2 sekonda pas gozhdimit.
Edhe në modalitetin “Aktivizimi me një sekuencë”,
tërheqja përgjysmë e këmbëzës shkakton gozhdim të
papritur, kur elementi i kontaktit kontakton sërish me
materialin e punës.
Vendoseni elementin e kontaktit te materiali i punës dhe
tërhiqni plotësisht këmbëzën.
Pas gozhdimit, lëshojeni elementin e kontaktit, dhe më
pas lëshoni këmbëzën.
►
Fig.15
Aktivizimi me kontakt
Shkrepni përpara dhe pastaj vendosni elementin e
kontaktit te materiali i punës.
►
Fig.16
Heqja e gozhdëve të ngecura
KUJDES:
Kthejeni gjithmonë në vend
këmbëzën dhe shkëputni tubin përpara se të hiqni
gozhdët e ngecura.
KUJDES:
Mos përdorni gozhdë apo shirita
gozhdësh të deformuara.
Nëse nuk veproni kështu,
mund të shkaktoni keqfurnizim me gozhdë.
►
Fig.17:
1.
Çekiçi
2.
Shufra e vogël
3.
Tyta
Kur ju bllokohet gozhduesi veproni si më poshtë: Hapni
kapakun e kasetës dhe hiqni gjerdanin e gozhdëve.
Futni një shufër të vogël ose diçka të ngjashme në
portën dalëse dhe goditeni me çekiç për të nxjerrë
bllokimin e gozhdës nga tyta. Rivendoseni gjerdanin e
gozhdëve dhe mbyllni kapakun.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Përpara se të kryeni inspektime apo
mirëmbajtje, gjithmonë ktheni në vend këmbëzën
dhe shkëputni tubin e ajrit nga vegla.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzol,
hollues, alkool ose të ngjashme, përveçse kur
udhëzoheni ndryshe në këtë manual. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.