12
Asnjëherë mos e sforconi veglën. Pesha e veglës jep
presionin e duhur. Presioni i tepërt mund të shkaktojë
ndalimin, mbinxehjen e motorit, djegien e materialit të
punës dhe zmbrapsje të mundshme.
Ferrotë smerilimi (aksesor opsional)
Fig.9
Ferrota e smerilimit lehtësisht ju lejon të smeriloni
materialet e punës më njëtrajtësisht.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.10
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat. Zëvendësojini
kur të konsumohen deri në shenjën e kufizimit. Mbajini
karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në mbajtëset e
tyre. Të dyja karbonçinat duhen zëvendësuar në të njëjtën
kohë. Përdorni vetëm karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Fig.11
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për përdorim
me veglën Makita të përcaktuar në këtë manual.
Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të tjera ndryshe
nga këto mund të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose
shtojcat përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të Makita-s.
•
Rripat abraziv
•
Ferrota e smerilimit
•
Qese e pluhurit
•
Tub me diametër të brendshëm 28 mm
•
Stenda e smeriluesit me rrip
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.