5
SH
Q
IP
UDHËZIMET MBI SIGURINË
y
Kur të montoni TV-në në mur, sigurohuni që të mos e instaloni TV-në duke
e varur kabllon elektrike dhe atë të sinjalit mbrapa TV-së.
Kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike.
y
Mos lidhni shumë pajisje elektrike në një spinë të vetme me disa ndarje.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr për shkak të mbinxehjes.
y
Mos e hidhni produktin dhe mos lejoni të bjerë kur të lidhni pajisjet e
jashtme.
Në të kundërt, kjo mund t'ju shkaktojë lëndim ose mund të dëmtojë
produktin.
Desiccant
y
Mbajeni materialin kundër lagështisë të paketimit ose ambalazhimin prej vinili
larg nga fëmijët.
Materiali kundër lagështisë është i dëmshëm nëse gëlltitet. Nëse gëlltitet pa
dashje, detyrojeni personin ta vjellë dhe shkoni në spitalin më të afërt. Gjithashtu,
paketimi prej vinili mund të shkaktojë mbytje. Mbajeni larg nga fëmijët.
y
Mos i lejoni fëmijët të ngjiten ose të varen te TV-ja.
Në të kundërt, TV-ja mund të bjerë, gjë që mund të shkaktojë lëndime të
rënda.
y
Hidhini me kujdes bateritë e përdorura për të shmangur gëlltitjen e tyre
nga fëmijët.
Nëse ndodh që fëmija t'i gëlltisë, dërgojeni menjëherë te doktori.
y
Mos vendosni përcjellës (p.sh., një shufër metalike) në njërën anë të
kordonit elektrik kur ana tjetër është e lidhur me prizën në mur. Gjithashtu,
mos e prekni kabllon elektrike menjëherë pasi e keni lidhur me prizën në
mur.
Ju mund të pësoni elektroshok. (Në varësi të modelit)
y
Mos vendosni ose mos ruani substanca të ndezshme pranë produktit.
Përdorimi pa kujdes i substancave të ndezshme paraqet rrezik zjarri ose
shpërthimi.
y
Mos hidhni mbi produkt objekte metalike, si p.sh monedha, karfica flokësh,
shkopinj të hollë ose tela apo objekte të ndezshme, si p.sh letra dhe
shkrepëse. Fëmijët duhet të bëjnë kujdes të veçantë.
Mund të ndodhë goditje elektrike, zjarr ose lëndim. Nëse te produkti hidhet
një objekt i huaj, hiqeni kordonin elektrik dhe kontaktoni qendrën e shërbimit.
y
Mos spërkasni ujë mbi produkt ose ta fërkoni atë me një substancë të
ndezshme (hollues ose benzen). Mund të shkaktohet një aksident zjarri
ose goditjeje elektrike.
y
Mos lejoni që produkti të goditet ose që të bien objekte të ndryshme, dhe
mos rrëzoni asgjë mbi ekran.
Ju mund të lëndoheni ose produkti mund të dëmtohet.
y
Mos e prekni kurrë këtë produkt ose antenën gjatë një stuhie me bubullima
ose vetëtima.
Ju mund të pësoni elektroshok.
Содержание UB80
Страница 86: ......
Страница 114: ......
Страница 142: ......
Страница 170: ......
Страница 198: ......
Страница 226: ......
Страница 254: ......
Страница 282: ......
Страница 310: ......
Страница 338: ......
Страница 366: ......
Страница 394: ......
Страница 422: ......
Страница 450: ......
Страница 478: ......
Страница 506: ......
Страница 510: ......
Страница 511: ......