SHQIP
3
•
Mos hidhni mbi produkt objekte metalike, si p.sh monedha, karfica
flokësh, shkopinj të hollë ose tela apo objekte të ndezshme, si p.sh
letra dhe shkrepëse. Fëmijët duhet të bëjnë kujdes të veçantë. Mund
të ndodhë goditje elektrike, zjarr ose lëndim. Nëse te produkti hidhet
një objekt i huaj, hiqeni kordonin elektrik dhe kontaktoni qendrën e
shërbimit.
•
Mos spërkasni ujë mbi produkt ose ta fërkoni atë me një substancë
të ndezshme (hollues ose benzen). Mund të shkaktohet një aksident
zjarri ose goditjeje elektrike.
•
Mos lejoni që produkti të goditet ose që të bien objekte të ndryshme,
dhe mos rrëzoni asgjë mbi ekran. Ju mund të lëndoheni ose produkti
mund të dëmtohet.
•
Mos e prekni kurrë këtë produkt ose antenën gjatë një stuhie me
bubullima ose vetëtima. Ju mund të pësoni elektroshok.
•
Mos e prekni kurrë prizën në mur kur ka rrjedhje gazi, hapni
dritaret që të ajroset. Kjo mund të shkaktojë zjarr ose djegie nga një
shkëndijë.
•
Mos e çmontoni, riparoni ose modifikoni produktin sipas dëshirës
suaj. Mund të shkaktohet një aksident zjarri ose goditjeje elektrike.
Kontaktoni me qendrën e shërbimit për kontroll, kalibrim ose riparim.
•
Nëse ndodh një nga këto, hiqeni produktin nga priza menjëherë dhe
kontaktoni qendrën lokale të shërbimit.
-
Produkti është dëmtuar
-
Në produkt kanë hyrë objekte të huaja
-
Produkti ka lëshuar tym ose një erë të çuditshme
Kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
•
Nëse nuk keni ndërmend ta përdorni produktin për një kohë të gjatë,
shkëputeni kordonin elektrik nga produkti. Pluhuri mund të shkaktojë
zjarr ose prishja e izolimit mund të shkaktojë rrjedhje elektrike,
goditje elektrike ose zjarr.
•
Aparati nuk duhet të ekspozohet pranë pikave ose spërkatjes, dhe
mbi aparat nuk duhet të vendoset asnjë objekt i mbushur me lëngje,
si p.sh. vazo.
•
Mos e vendosni produktin në mur nëse ka mundësi ekspozimi ndaj
vajit ose avujve të vajit. Kjo mund ta dëmtojë produktin dhe të
shkaktojë rrëzimin e tij.
•
Nëse në produkt (p.sh. ushqyes, kordon elektrik, televizor) hyn ujë
apo ndonjë substancë tjetër, hiqe nga priza dhe kontakto menjëherë
qendrën e shërbimit. Përndryshe, mund të shkaktohet zjarr ose
goditje elektrike.
•
Përdor vetëm ushqyes të autorizuar dhe kordon elektrik të miratuar
nga LG Electronics. Përndryshe, mund të shkaktohet zjarr, goditje
elektrike, defekt ose deformim i produktit.
•
Mos e zbërtheni kurrë ushqyesin apo kordonin elektrik. Mund të
shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
•
Bëni kujdes kur përdorni përshtatësin, që të evitoni goditjet e
jashtme. Goditjet e jashtme mund ta dëmtojnë përshtatësin.
•
Sigurohuni që kordoni elektrik të jetë futur mirë në folenë e korrentit
në televizor.
•
Instalojeni produktin aty ku nuk ka valë radioje.
•
Duhet të ketë distancë të mjaftueshme ndërmjet antenës së jashtme
dhe linjave elektrike për të shmangur që e para të prekë të dytën
edhe në rast se antena do të bjerë. Kjo mund të shkaktojë goditje
elektrike.
•
Mos e instaloni produktin në vende si p.sh. në rafte të
paqëndrueshme ose në sipërfaqe të pjerrëta. Gjithashtu, shmangni
vendet ku ka dridhje ose aty ku produkti nuk mund të mbështetet
plotësisht. Në të kundërt, produkti mund të bjerë ose të rrëshqasë,
gjë që mund t’ju shkaktojë lëndim ose mund të dëmtojë produktin.
•
Nëse e instaloni televizori në mbi një mbështetëse, duhet të merrni
masa që të shmangni përmbysjen e produktit. Në të kundërt,
televizori ja mund të bjerë, gjë që mund të shkaktojë lëndim.
•
Nëse keni ndërmend që ta montoni pajisjen në mur, lidhni ndërfaqen
e montimit në mur VESA (pjesët fakultative) në pjesën e pasme
të pajisjes. Kur e instaloni televizori në për montim në mur (pjesë
fakultative), bashkojeni me kujdes në mënyrë që të mos bjerë.
•
Përdorni vetëm pjesët shtesë / aksesorët që specifikohen nga
prodhuesi.
•
Kur të instaloni antenën, konsultohuni me një punonjës shërbimi të
kualifikuar. Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
•
Ne rekomandojmë që të mbani një distancë prej të paktën sa 2 ose
7-fishi i madhësisë së ekranit kur shikoni televizori. Nëse shikoni
televizori për një kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë turbullim në
shikim.
•
Përdorni vetëm llojin e specifikuar të baterisë. Kjo mund të shkaktojë
dëmtim të telekomandës.
•
Mos i përzieni bateritë e reja me bateritë e vjetra. Kjo mund të
shkaktojnë mbinxehjen e baterive dhe rrjedhjen e tyre.
•
Bateritë nuk duhet të ekspozohen ndaj nxehtësisë së tepërt. Për
shembull, mbajini larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit, vatrave të
hapura të zjarrit dhe ngrohësve elektrikë.
•
Sinjali nga telekomanda mund të ndërpritet nga drita e diellit ose
nga një dritë tjetër e fortë. Në këtë rast, errësojeni dhomën.
•
Kur të lidhni pajisjet e jashtme, të tilla si konsolat e videolojërave,
sigurohuni që kabllot e lidhjes të jenë mjaftueshëm larg. Në të
kundërt, produkti mund të bjerë, gjë që mund t’ju shkaktojë lëndim
ose mund të dëmtojë produktin.
•
Mos e ndizni/fikni produktin duke vënë ose hequr spinën nga priza.
(Mos e përdorni prizën elektrike si çelës.) Kjo mund të shkaktojë
defekt mekanik ose mund të japë goditje elektrike.
Содержание OLED55B7 Series
Страница 113: ...Prieš naudodami televizorių atidžiai perskaitykite šį vadovą ir pasilikite jį ateičiai www lg com Saugumas ir nuorodos ...
Страница 253: ......
Страница 254: ......
Страница 255: ......