SHQIP
SHQIP
3
Mos e hidhni produktin dhe mos lejoni të bjerë kur të lidhni pajisjet e
jashtme. Në të kundërt, kjo mund t’ju shkaktojë lëndim ose mund të
dëmtojë produktin.
Desiccant
Mbajeni materialin kundër lagështisë të paketimit ose ambalazhimin
prej vinili larg nga fëmijët. Materiali kundër lagështisë është i
dëmshëm nëse gëlltitet. Nëse gëlltitet pa dashje, detyrojeni personin
ta vjellë dhe shkoni në spitalin më të afërt. Gjithashtu, paketimi prej
vinili mund të shkaktojë mbytje. Mbajeni larg nga fëmijët.
Mos i lejoni fëmijët të ngjiten ose të varen te TV-ja.
Në të kundërt, TV-ja mund të bjerë, gjë që mund të shkaktojë lëndime
të rënda.
Hidhini me kujdes bateritë e përdorura për të shmangur gëlltitjen e
tyre nga fëmijët. Nëse ndodh që fëmija t’i gëlltisë, dërgojeni menjëherë
te doktori.
Mos vendosni përcjellës (p.sh., një shufër metalike) në njërën anë
të kordonit elektrik kur ana tjetër është e lidhur me prizën në mur.
Gjithashtu, mos e prekni kabllon elektrike menjëherë pasi e keni
lidhur me prizën në mur. Ju mund të pësoni elektroshok. (Në varësi të
modelit)
Mos vendosni ose mos ruani substanca të ndezshme pranë produktit.
Përdorimi pa kujdes i substancave të ndezshme paraqet rrezik zjarri
ose shpërthimi.
Mos hidhni mbi produkt objekte metalike, si p.sh monedha, karfica
flokësh, shkopinj të hollë ose tela apo objekte të ndezshme, si p.sh letra
dhe shkrepëse. Fëmijët duhet të bëjnë kujdes të veçantë.
Mund të ndodhë goditje elektrike, zjarr ose lëndim. Nëse te produkti
hidhet një objekt i huaj, hiqeni kordonin elektrik dhe kontaktoni
qendrën e shërbimit.
Mos spërkasni ujë mbi produkt ose ta fërkoni atë me një substancë të
ndezshme (hollues ose benzen). Mund të shkaktohet një aksident zjarri
ose goditjeje elektrike.
Mos lejoni që produkti të goditet ose që të bien objekte të ndryshme,
dhe mos rrëzoni asgjë mbi ekran. Ju mund të lëndoheni ose produkti
mund të dëmtohet.
Mos e prekni kurrë këtë produkt ose antenën gjatë një stuhie me
bubullima ose vetëtima. Ju mund të pësoni elektroshok.
Mos e prekni kurrë prizën në mur kur ka rrjedhje gazi, hapni dritaret që
të ajroset. Kjo mund të shkaktojë zjarr ose djegie nga një shkëndijë.
Mos e çmontoni, riparoni ose modifikoni produktin sipas dëshirës suaj.
Mund të shkaktohet një aksident zjarri ose goditjeje elektrike.
Kontaktoni me qendrën e shërbimit për kontroll, kalibrim ose riparim.
Содержание 22LF49 series
Страница 16: ......
Страница 32: ......
Страница 48: ......
Страница 64: ......
Страница 80: ......
Страница 96: ......
Страница 112: ......
Страница 128: ......
Страница 144: ......
Страница 160: ......
Страница 176: ......
Страница 192: ......
Страница 208: ......
Страница 224: ......
Страница 240: ......
Страница 256: ......