28
Shqip
Udhëzime sigurie
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve gjatë procesit të montimit
duhet që të vishni doreza.
Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave, të higjienës dhe të larjes së
trupit.
Mbajtësja e kokës së dushit është projektuar vetëm për mbajtjen e kokës së
dushit dhe nuk duhet që të rëndohet me objekte të tjera!
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike, mendore dhe/ose ndijuese
nuk duhet ta përdorin produktin pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që janë nën
ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta përdorin produktin.
Kontakti i valëve të dushit me pjesët e ndjeshme të trupit (p.sh. me sytë) duhet
që të shmanget. Midis dushit dhe trupit duhet që të mbahet një distancë e
mjaftueshme.
Produkti nuk duhet të përdoret si dorëze mbajtëse. Duhet të montohet një
dorezë mbajtëse e veçantë
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit të ftohtë dhe atij të ngrohtë
duhen ekuilibruar.
Udhëzime për montimin
• Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet për dëmtime nga transporti.
Pas instalimit nuk do të njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i
sipërfaqes.
• Tubacionet dhe rubinetet duhet që të montohen, të shpëlahen dhe të
kontrollohen sipas standardeve në fuqi
• Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të vlefshme për vendet
respektive.
• Përmasat e montimit të cekura në udhëzimin teknik të montimit janë ideale për
persona me gjatësi afro 1800 mm (180 cm) dhe eventualisht duhen përshtatur.
Këtu duhet pasur parasysh që me ndryshimin e lartësisë së montimit, ndryshon
edhe lartësia e cekur minimale si dhe ndryshimi i përmasave të lidhjeve.
• Gjatë montimit të produktit nga teknikët e specializuar duhet mbajtur parasysh
që sipërfaqja e montimit gjendet brenda zonës së përgjithshme të planit të
montimit (nuk ka vendbashkime të dala ose mospërputhje të pllakave), që
struktura e murit është e përshtatshme për montimin e produktit dhe që nuk
paraqet asnjë pikë të dobët.
• Njësia e montuar e filtrit duhet përdorur për të garantuar një rendiment
rrjedhjeje të spërkatëses së dorës në bazë të normës si dhe për të evituar
thithjen e papastërtive nga rrjeti i ujësjellësit. Ndotjet mund të ndikojnë në
mënyrë negative në dhe mund të dëmtojnë pjesët funksionale të spërkatëses së
dorës. Hansgrohe nuk mban përgjegjësi për dëmet e shkaktuara në këtë
mënyrë.
• Pajisja nuk është parashikuar për përdorim në lidhje me një banjë me avull!
• Nëse është e nevojshme, tubi midis rubinetit dhe kokës së dushit mund të
shkurtohet në pjesën e poshtme me një sharrë të imët.
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
maks. 1 MPa
Presioni i rekomanduar:
0,1 - 0,5 MPa
Presioni për provë:
1,6 MPa
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
maks. 60°C
Përmasat e lidhjeve:
150±12 mm
Dezinfektim Termik:
70°C / 4 min
• Siguresa kundër rrjedhjes në drejtim të kundërt
• Produkti është projektuar ekskluzivisht për ujë të pijshëm!
Përshkrimi i simbolit
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid acetik.
Mirëmbajtja
(shih faqen 40)
• Penguesit e rrjedhjes në drejtim të kundërt duhen kontrolluar rregullisht në bazë
të normave EN 806-5 konform normave nacionale dhe regjionale (së paku një
herë në vit).
• Për të lehtësuar përdorimin e njësisë rregulluese, termostati do të duhej çuar
herë pas here nga shumë i ngrohtë në shumë të ftohtë.
Përmasat
(shih faqen 38)
Diagrami i qarkullimit
(shih faqen 38)
rrjedhja e lirë
Spërkatësja e dorës
Spërkatësja për kokën
Pjesët e servisit
(shih faqen 39)
Pajisje të posaçme
(nuk përfshihet në vëllimin e furnizimit)
Pllaka për rrafshimin e pllakave të murit Krom
#95239000 (shih faqen 39)
Pastrimi
(shih faqen 35)
Përdorimi
(shih faqen 32)
Për të zbrazur kreun e dushit/rubinetes, pas përdorimit vendoseni lehtë anash.
Montimi
(shih faqen 33)
Содержание Croma 280 Air 1jet Showerpipe Reno
Страница 32: ...32 1 2 2 3 1 IntenseRain Massage SoftRain...
Страница 33: ...33 1 2 SW 4 mm 6 Nm 1 2 3 1 2 2148 1 2 3 1048 4 5 6 1 3 2 7 8 SW 3 mm 4 Nm SW 3 mm 4 Nm 6 mm 60 Silicone...
Страница 34: ...34 SW 17 mm 10 Nm SW 2 mm 1 Nm 9 97708000 11 10 12a 12b SW 2 mm...
Страница 36: ...36 4 5 6 SW 17 mm SW 2 mm 1 2 3 SW 17 mm 10 Nm SW 2 mm 1 Nm 1 2 4 3 1 min 7 8 SW 4 mm SW 4 mm 2 Nm...
Страница 37: ...37 SW 3 mm SW 3 mm 2 Nm 1 2 3 1 min 2 1 3 4 5...