86
Kyçja në rrjetin e ujësjellësit
Duhet respektuar udhëzimet për montimin, kyçjen dhe përdorimin e depozitorit të ujit të
ngrohtë. Medoemos duhet të parandalohet mundësia e kyçjes së thatë.
Lëshimi i parë në përdorim
Para se ta kyçni depozitorin në rrjetin elektrik, atë duhet ta mbushni me ujë. Ngrohjen e
parë të ujit në depozitor duhet mbikëqyrur! Me ngrohjen e ujit në kazanin e brendshëm
krijohet uji zgjerues që në sistemin e kyçjes nën presion- të mbyllur fillon të pikë nga ventili
sigurues, ndërsa në sistemin pa presion - të hapur fillon të pikë nga bateria. Duhet
kontrolluar ç’kyçja automatike e termorregulluesit. Në rast të përmirësimit, duhet të
përdorni ekskluzivisht pjesë origjinale rezervë!
Udhëzime për shfrytëzuesin
1.
Varësisht nga përbërja e kalciumit në ujë dhe nga kushtet e funksionimit, në distanca të
caktuara kohore duhet ta largoni gurin e ujit nga rezistuesi (ngrohësi) elektrik. Preferojmë
montimin e pajisjes për zbutjen e ujit, gjegjësisht zbritjen përkatëse të temperaturë së
ngrohjes së ujit. Merrni parasysh se për dëmin që shkaktohet si pasojë e kalcifikimit në
rezistuesin elektrik nuk vlen garancia.
2.
Temperaturën në depozitor, varësisht nga nevoja e shprehur për ujë të ngrohtë, mund ta
rregulloni me temrorregullues jo të shkallëshkallshëm. Temperatura maksimalisht e
rregulluar është përafërsisht 75 °C ndërsa ajo minimalisht e rregulluar është përafërsisht 9
°C. Te temperatura e rregulluar në 75 °C temperatura bien në përafërsisht 65 °C para se të
kyçet përsëri ngrohësi. Për ta parandaluar kalcifikimin tepër të shpejt të ngrohësit
preferojmë që termorregulluesi të vendoset nën 60 °C. Ky rregullim është i paraqitur në
figurën e poshtme të pozitës së rregulluesit.
3.
Nëse gjatë përdorimit paraqiten pengesa, gjegjësisht prishje, thirreni serviserin e
autorizuar. Mos tentoni t’i eliminoni prishjet vetë. Për profesionistin kjo është zakonisht një
ndërhyrje e thjeshtë dhe ngrohësi juaj elektrik do të funksionojë përsëri.
Ju lutemi që prishjet eventuale në rezistuesin (ngrohësin) e montuar elektrik të mos i
përmirësoni vetë, por për këtë lajmërojeni shërbimin më të afërt servisor.
KYÇJA NË BURIME TJERA TË NGROHJES
Depozitori i ujit të ngrohtë me pompë termike mundëson përgatitjen e ujit sanitar përkrye
një apo 2 shndërruesve të nxehtësisë me burime të ndryshme të energjisë (p.sh. ngrohja
qendrore, energjia e diellit...).
Mundësitë e lidhjes së depozitorit të ujit të ngrohtë me burime të ndryshme të ngrohjes
janë paraqitur në skica të mëposhtme.
S
Q
/MN
E
Содержание TC 200 ZCR
Страница 1: ...TC 200 300 ZCR ...
Страница 152: ...07 2013 408740 ...