![Electrolux LNT7ME34G1 Скачать руководство пользователя страница 71](http://html.mh-extra.com/html/electrolux/lnt7me34g1/lnt7me34g1_user-manual_2382267071.webp)
AL -71-
Zhurmat normale
Zhurmë kërcitjeje (kërcitje akulli):
•
Gjatë shkrirjes automatike.
•
Kur pajisja ftohet ose ngrohet (për shkak të ekspansionit të materialit të pajisjes).
Kërcitje të shkurtra:
Dëgjohen kur termostati ndez/fik kompresorin.
Zhurma e kompresorit (zhurmë normale motori):
Kjo zhurmë do të thotë që kompresori
punon normalisht. Kompresori mund të shkaktojë më shumë zhurmë për një kohë të
shkurtër kur fillon.
Zhurmë gurgullimi dhe spërkatjesh:
Kjo zhurmë shkaktohet nga kalimi i lëngut ftohës
në tubat e sistemit.
Zhurma e rrjedhës të ujit:
Rrjedhë normale e ujit që kalon nga ena e avullimit gjatë
shkrirjes. Kjo zhurmë mund të dëgjohet gjatë shkrirjes.
Zhurmë e fryrjes të ajrit (zhurma normale e ventilatorit):
Kjo zhurmë mund të dëgjohet
në një frigorifer No-Frost gjatë punimit normal të sistemit për shkak të qarkullimit të ajrit.
Nëse grumbullohet lagështi brenda frigoriferit;
•
A janë paketuar mirë ushqimet? A janë kontejnerët të thatë para se të vendosen në
frigorifer?
•
A janë hapur shpesh dyert e frigoriferit? Lagështia e dhomës hyn në frigorifer kur hapen
dyert e frigoriferit. Lagështia grumbullohet më shpejt kur hapni dyert më shpesh,
veçanërisht nëse lagështia e dhomës është e lartë.
Nëse dyert nuk hapen dhe mbyllen mirë;
•
A pengojnë paketimet e ushqimeve mbylljen e derës?
•
A janë vendosur mirë ndarjet, raftet dhe sirtarët?
•
A janë çarë ose prishur gominat e derës?
•
A është frigoriferi mbi sipërfaqe të niveluar?
Nëse anët e kabinetit të frigoriferit ku prek dera janë të ngrohta:
Në mot të nxehtë, sipërfaqet e kontakteve të bashkimeve mund të ngrohen më shumë gjatë
punimit normal të kompresorit. Kjo është normale.
Shënime të rëndësishme:
•
Do të aktivizohet funksioni i mbrojtjes së kompresorit pas ndërprerjeve të papritura të
energjisë ose pas shkëputjes së pajisjes nga priza pasi gazi në sistemin e ftohjes nuk
do të jetë stabilizuar. Frigoriferi juaj do të fillojë pas 5 minutash, nuk ka asgjë për t'u
shqetësuar.
•
Nëse nuk keni synim ta përdorni frigoriferin për kohë të gjatë (p.sh. në pushimet e verës),
hiqeni nga priza dhe pastrojeni pasi të jetë bërë shkrirja (shiko PJESA 4). Lëreni derën
të hapur për të parandaluar lagështinë dhe erërat.
•
Nëse një problem vazhdon edhe pasi keni ndjekur të gjitha udhëzimet më sipër, ju lutem
konsultohuni me qendrën më të afërt të shërbimit.
•
Pajisja që keni blerë është bërë për përdorim familjar dhe mund të përdoret vetëm në
shtëpi dhe për qëllimet e përcaktuara. Nuk është e përshtatshme për përdorim tregtar
ose të zakonshëm. Nëse konsumatori e përdor pajisjen në një mënyrë që nuk përputhet
me këtë, theksojmë se prodhuesi dhe shitësi nuk mbajnë përgjegjësi për asnjë riparim
ose dëmtim brenda periudhës së garancisë.
Содержание LNT7ME34G1
Страница 2: ......
Страница 3: ...EN 3 EN FIRE Warning Risk of fire flammable materials ...
Страница 27: ...CZ 27 CZ POŽÁR Varování Riziko požáru hořlavých materiálů ...
Страница 50: ...AL 50 AL ZJARRI Paralajmërim Rrezik zjarri materiale të djegshme ...
Страница 74: ...HR 74 HR POŽAR Upozorenje Opasnost od požara zapaljivi materijali ...
Страница 97: ...MK 97 MK ОГАН Предупредување Опасност од пожар запаливи материјали ...
Страница 121: ......
Страница 122: ......
Страница 123: ......
Страница 124: ...52297743 PNC CODE 925993327 www electrolux com shop ...