![Electrolux EC1005AOW Скачать руководство пользователя страница 3](http://html.mh-extra.com/html/electrolux/ec1005aow/ec1005aow_user-manual_93432003.webp)
3
SHQIP
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës
nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga instalimi dhe
përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë
me pajisjen, për t’iu referuar në të ardhmen.
1.1
Siguria për fëmijët dhe personat vulnerabël
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës
8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe
i kuptojnë rreziqet e përdorimit.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët nga 3 deri
në 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë
të theksuara dhe komplekse, nëse mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
•
Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg, përveçse kur
mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
•
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
•
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen
e pajisjes pa mbikëqyrje.
•
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni
sipas rregullave.
1.2
Siguria e përgjithshme
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe për
përdorime të ngjashme, si p.sh.:
–
Në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për personelin
në dyqane, në zyra dhe në ambiente të tjera pune
–
Nga klientët në hotele, motele, hotele që ofrojnë
mëngjes dhe ambiente të tjera banimi
•
PARALAJMËRIM: Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në
karkasën e pajisjes ose në strukturën inkaso.
•
PARALAJMËRIM: Mos përdorni asnjë pajisje mekanike
apo mjete artificiale për të përshpejtuar procesin e
shkrirje, veç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
•
PARALAJMËRIM: Mos e dëmtoni qarkun ftohës.
•
PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje elektrike brenda
ndarjeve për ruajtjen e ushqimit në pajisje nëse ato nuk
janë të rekomanduara nga prodhuesi.
1.
TË DHËNA PËR SIGURINË
Содержание EC1005AOW
Страница 201: ...201 TÜRKÇE ...
Страница 202: ...202 www electrolux com ...
Страница 203: ...203 TÜRKÇE ...
Страница 204: ...www electrolux com shop 222370905 A 472014 ...