![Beko RDNE350K20W Скачать руководство пользователя страница 144](http://html.mh-extra.com/html/beko/rdne350k20w/rdne350k20w_user-manual_2724208144.webp)
SQ
26
•
Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të lartë.
>>>Konfigurimi i temperaturës të ndarjes të frigoriferit ka një efekt në
temperaturën e ngrirësit. Ndryshoni temperaturat e frigoriferit ose ngrirësit dhe
prisni derisa ndarjet përkatëse të arrijnë temperaturën e mjaftueshme.
•
Dyert hapen shpesh ose janë lënë hapur për një kohë të gjatë. >>>Mos i hapni
dyert shpesh.
•
Dera është pak hapur. >>>Mbylleni derën plotësisht.
•
Frigoriferi është vënë në prizë ose është mbushur me ushqime së fundi. >>>Kjo
është normale. Kur frigoriferi vihet në prizë ose është mbushur së fundi me
ushqime, do të kërkojë më shumë kohë që të arrijë temperaturën e caktuar.
•
Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në frigorifer së fundi.
>>>Mos vendosni ushqime të nxehta në frigorifer.
•
Dridhje ose zhurmë.
•
Dyshemeja nuk është në nivel ose është e paqëndrueshme. >>> Nëse frigoriferi
tundet kur lëvizet ngadalë, balancojeni duke i rregulluar këmbët. Gjithashtu
sigurohuni që dyshemeja të jetë e fortë mjaft për të mbajtur frigoriferin, dhe të jetë
në nivel.
•
Sendet që vendosni në frigorifer mund të shkaktojnë zhurmë. >>>Hiqni sendet
që janë sipër frigoriferit.
Ka zhurma që vijnë nga frigoriferi si për shembull rrjedhje lëngjesh, spërkatje,
etj.
•
Rrjedha e lëngut dhe gazit është sipas parimeve të punimit të frigoriferit tuaj. Kjo
është normale dhe nuk është defekt.
Vjen një fishkëllimë nga frigoriferi.
•
Përdoren ventilatorë për të ftohur frigoriferin. Kjo është normale dhe nuk është
defekt.
Kondensim në muret e brendshme të frigoriferit.
•
Moti i ngrohtë dhe i lagësht rrit akullin dhe kondensimin. Kjo është normale dhe
nuk është defekt.
•
Dyert hapen shpesh ose janë lënë hapur për një kohë të gjatë. >>>Mos i hapni
dyert shpesh. Mbyllini nëse janë hapur.
•
Dera është pak hapur. >>>Mbylleni derën plotësisht.
Ndodh lagështi nga jashtë frigoriferit ose midis dyerve.
•
Mund të ketë lagështi në ajër; kjo është normale në mot me lagështi. Kur
lagështia është më e ulët, do të shfaqet kondensimi.
Erë e keqe brenda frigoriferit.
•
Nuk është bërë pastrimi rregullisht. >>>Pastroni pjesën e brendshme të
frigoriferit rregullisht me një sfungjer, ujë të ngrohtë ose karbonat të tretur në ujë.
•
Disa enë ose materiale paketimi mund të shkaktojnë erë. >>>Përdorni enë të
tjera ose materiale paketimi origjinale.
•
Ushqimi vendoset në frigorifer në enë të pambuluara. >>>Mbajeni ushqimin në
enë të mbyllura. Mikroorganizmat që përhapen nga enët e pambuluara mund të
shkaktojnë erëra të pakëndshme.
•
Hiqni ushqimet që u ka kaluar data e skadencës dhe që janë prishur nga
frigoriferi.
Dera nuk mbyllet.
Содержание RDNE350K20W
Страница 1: ...RDNE350K20W RDNE350K20X EN FRDE ...
Страница 29: ...EWWERQWEW FR Réfrigérateur Manueld utilisation ...
Страница 59: ...EWWERQWEW DE Kühlschrank Bedienungsanleitung ...
Страница 89: ...www beko com tr www beko com 57 5307 0000 AN 1 4 EN FR DE ...
Страница 90: ...RDNE350K20W RDNE350K20X NL SQİT ...
Страница 91: ...EWWERQWEW NL Koelkast Gebruiksaanwijzing ...
Страница 118: ...EWWERQWEW SQ Frigorifer Manual Udhëzim ...
Страница 146: ...EWWERQWEW IT Frigorifero Manuale utente ...
Страница 175: ...www beko com tr www beko com 57 5307 0000 AN 2 4 NL SQ IT ...
Страница 176: ...RDNE350K20W RDNE350K20X ES EL PT ...
Страница 177: ...EWWERQWEW ES Refrigerador Manual del usuario ...
Страница 207: ...EWWERQWEW EL Ψυγείο Εγχειρίδιο Χρήστη ...
Страница 236: ...EWWERQWEW PT Frigorífico Manual do Utilizador ...
Страница 264: ...www beko com tr www beko com 57 5307 0000 AN 3 4 ES EL PT ...
Страница 265: ...RDNE350K20W RDNE350K20X MK ...
Страница 266: ...EWWERQWEW MK Ладилник Упатство за корисникот ...
Страница 295: ...www beko com tr www beko com 57 5307 0000 AN 4 4 MK ...