
23 / 38 SQ
Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
Përdorimi i produktit
1. Rregullimi i temperaturës të pjesës të
ngrirjes
Shtypja e butonit ( ) do të bëjë të mundur që
temperatura e pjesës të ngrirjes të vendoset në
-18,-19,-20,-21 ,-22,-23,-24,-18...
2. Metoda ekonomike
Tregon që frigoriferi po punon në metodën e
kursimit të energjisë. Ky tregues do të jetë aktiv
kur temperatura e pjesës të ngrirësit të jetë në -18
ose ftohja me kursim energjie të jetë aktivizuar nga
funksioni eco-extra. (
)
3. Funksioni i kursimit të energjisë (ekrani i
fikur)
Nëse dyert e produktit mbahen të mbyllura për
një kohë të gjatë atëherë funksioni i kursimit të
energjisë aktivizohet automatikisht dhe ndizet
simboli i kursimit të energjisë. Kur funksioni i
kursimit të energjisë është i aktivizuar, të gjitha
simbolet në ekran përveç simbolit të kursimit të
energjisë do të fiken. Kur funksioni i kursimit të
energjisë është i aktivizuar, nëse shtypet ndonjë
buton tjetër apo hapet dera, funksioni i kursimit të
energjisë do të anulohet dhe simbolet në ekran do
të kthehen në normal.
Funksioni i kursimit të energjisë aktivizohet gjatë
dërgimit nga fabrika dhe nuk mund të anulohet.
4. Ndërprerje energjie / Temperaturë e lartë /
tregues për paralajmërim gabimi
Ky tregues (
) do të ndizet në rast të defekteve
të temperaturës ose lajmërimeve për defekte.
Ky tregues ndizet gjatë ndërprerjeve të energjisë,
defekteve prej temperaturës të lartë dhe
paralajmërimeve për gabime. Gjatë ndërprerjeve të
gjata të energjisë, temperatura më e lartë që arrin
pjesa e ngrirësti do të pulsojë në ekranin dixhital.
Pasi të keni kontrolluar ushqimin që ndodhet në
pjesën e ngrirësit shtypni butonin e fikjes të alarmit
për të hequr paralajmërimin.
5. Rregullimi i temperaturës të ftohësit
Pasi të shtypni butonin (
), temperatura e pjesës
të ftohësit mund të vendoset përkatësisht në
8,7,6,5,4,3,2.
6. Ftohje e shpejtë
Për ftohje të shpejtë, shtypni butonin; kjo do të
aktivizojë treguesin e ftohjes të shpejtë (
).
Shtypni butonin përsëri për të çaktivizuar këtë
funksion.
Përdoreni këtë funksion kur vendosni ushqime
të freskëta në pjesën e ftohësit ose për të ftohur
shpejt ushqimet. Kur aktivizohet ky funksion,
frigoriferi do të jetë në punë për 1 orë.
7. Funksioni Pushime
Kur funksioni Pushime ( ) është aktiv, treguesi i
temperaturës të pjesës të ftohjes tregon "- -" dhe
nuk do të ketë proces aktiv ftohjeje në pjesën e
ftohjes. Ky funksion nuk është i përshtatshëm për
të mbajtur ushqime në pjesën e ftohësit. Ndarjet
e tjera do të mbeten të ftohta sipas temperaturës
përkatëse të vendosur për secilën ndarje.
Shtypni përsëri butonin e funksionit të pushimeve
për ta anuluar këtë funksion. ( )
8.
Kyçja e butonave / anulimi i lajmërimit për
ndërrimin e filtrit
Shtypni butonin e kyçjes të butonave ( ) për të
aktivizuar kyçjen e butonave. Mund ta përdorni
këtë funksion gjithashtu për të parandaluar
ndryshimin e parametrave të temperaturës të
frigoriferit. Filtri i frigoriferit duhet të ndërrohet çdo
6 muaj. Nëse ndiqni udhëzimet në pjesën 5.2,
frigoriferi do të llogaritë automatikisht periudhën
e mbetur dhe treguesi i lajmërimit për ndërrimin e
filtrit ( ) do të ndizet kur të skadojë filtri.
Shtypni dhe mbani shtypur butonin ( ) për 3
sekonda për të fikur dritën e lajmërimit të filtrit.
9. Zgjedhja e ujit, akullit të copëtuar, kubave
të akullit
Navigoni në opsionet ujë ( ), kuba akulli ( ) dhe
akull i copëtuar ( ) duke përdorur numrat nga 8.
Treguesi aktiv do të qëndrojë i ndezur.
10. Bërja e akullit aktive/joaktive
Shtypni butonin (
) për të anuluar (
)
ose aktivizuar (
) bërjen e akullit.
Содержание GN163120
Страница 1: ...GN163120 EN ES ...
Страница 39: ...EWWERQWEW ES Refrigerador Manual del usuario ...
Страница 78: ...www beko com tr www beko com 57 3780 0000 BC 1 5 EN ES ...
Страница 79: ...GN163120 DE FL ...
Страница 80: ...EWWERQWEW DE Kühlschrank Bedienungsanleitung ...
Страница 120: ...EWWERQWEW FL Koelkast Gebruiksaanwijzing ...
Страница 159: ...www beko com tr www beko com 57 3780 0000 BC 2 5 DE FL ...
Страница 160: ...GN163120 FR NL ...
Страница 161: ...EWWERQWEW FR Réfrigérateur Manueld utilisation ...
Страница 200: ...EWWERQWEW NL Koelkast Gebruiksaanwijzing ...
Страница 241: ...www beko com tr www beko com 57 3780 0000 BC 3 5 FR NL ...
Страница 242: ...GN163120 RU SQ ...
Страница 243: ...EWWERQWEW Холодильник морозильник RU ...
Страница 288: ...EWWERQWEW SQ Frigorifer Manual Udhëzim ...
Страница 327: ...www beko com tr www beko com 57 3780 0000 BC 4 5 RU SQ ...
Страница 328: ...GN163120 UK HU ...
Страница 329: ...EWWERQWEW UK Холодильники Посібниккористувача ...
Страница 377: ...EWWERQWEW HU Hűtőszekrény Használati útmutató ...
Страница 417: ...www beko com tr www beko com 57 3780 0000 BC 5 5 UK HU ...