
32
Tharësja / Manuali i përdoruesit
3 Instalimi
Para se të telefononi qendrën më të afërt
të shërbimit të autorizuar për montimin e
tharëses, sigurohuni që instalimet elektrike dhe
shkarkimi i ujit t’i referohen si duhet manualit
të përdorimit. Nëse nuk janë të përshtatshëm,
kontaktoni me një elektricist ose teknik të
kualifikuar për të bërë sistemimet e duhura.
C
SHËNIM
• Përgatitja e vendndodhjes së tharëses
si dhe instalimet elektrike e të ujit të
papastër janë përgjegjësi e klientit.
A
KUJDES!
• Përpara instalimit, kontrolloni me sy
nëse tharësja ka ndonjë defekt. Nëse
tharësja është e dëmtuar, mos e instaloni.
Produktet e dëmtuara përbëjnë rrezik për
shëndetin tuaj.
• Lëreni tharësen të presë për 12 orë para
se të filloni ta përdorni.
3.1 Vendndodhja e përshtatshme për
instalimin
Instalojeni tharësen në një sipërfaqe të
qëndrueshme dhe në nivel.
Tharësja është e rëndë. Mos e zhvendosni vetë.
• Vëreni në punë tharësen në një mjedis të
ajrosur dhe pa pluhura.
• Hapësira midis tharëses dhe sipërfaqes
nuk duhet të reduktohet nga materiale të
tilla si tapetat, druri dhe shiritat.
• Mos e mbuloni rrjetën e ajrosjes së
tharëses.
• Nuk duhet të ketë derë që mbyllet,
rrëshqitëse apo menteshë që të bllokojë
hapjen e derës së ngarkimit në vendit ku
do të instalohet tharësja.
• Pasi tharësja të jetë instaluar, ajo duhet
të qëndrojë në të njëjtin vend ku është
bërë lidhja e saj. Kur të instaloni tharësen
sigurohuni që pjesa e pasme të mos
prekë askund (rubinet, prizë, etj).
• Vendoseni tharësen të paktën 1 cm larg
nga skajet e pajisjeve të tjera.
• Tharësja juaj mund të punojë në
temperatura midis +5 °C dhe +35°C.
Nëse kushtet e funksionimit janë jashtë
kësaj game, funksionimi i tharëses do
të ndikohet negativisht dhe mund të
dëmtohet.
• Sipërfaqja e pasme e tharëses duhet të
vendoset pas murit.
B
RREZIK!
Mos e vendosni tharësen mbi kabllon elektrike.
* Injorojini paralajmërimet e mëposhtme nëse
sistemi i produktit tuaj nuk përmban R290.
RREZIK!
• Tharësja përmban lëng ftohës R290.*
• R290 është një lëng ftohës i
përshtatshëm për mjedisin, por i
ndezshëm.*
• Sigurohuni që hyrja e ajrit për tharësen
është e hapur dhe e ajrosur mirë.*
• Mbajini burimet e mundshme të flakëve
larg nga tharësja.*
3.2 Heqja e grupit të sigurisë së
transportit
A
KUJDES!
• Hiqni grupin
e sigurisë së
transportit
përpara se ta
përdorni tharësen
për herë të parë.
• Nëse ana e
hapjes së derës
për pajisjen
tuaj mund të
modifikohet,
shikoni udhëzimet
për montimin
e derës në të
kundërt.