• Mos e ngrini përsëri ushqimin që
është shkrirë.
• Respektoni udhëzimet e ruajtjes që
gjenden tek ambalazhimi i ushqimit të
ngrirë.
• Mbështillini ushqimet me material
mbështjellës përpara se t’i fusni në
ndarjen e ngrirjes.
2.4 Ndriçimi i brendshëm
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike.
• Në lidhje me llambat brenda produktit
dhe llambat e pjesëve të këmbimit të
shitura veçmas: Këto llamba janë
prodhuar për kushte ekstreme fizike
në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh.
temperaturë, dridhje, lagështirë, ose
janë prodhuar për të sinjalizuar
informacion rreth statusit të përdorimit
të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për
t’u përdorur në aplikacione të tjera
dhe nuk janë të përshtatshme për
ndriçim në ambiente shtëpiake.
2.5 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose
dëmtim i pajisjes.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
• Kjo pajisje përmban hidrokarbure në
njësinë ftohëse. Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta kryejë
mirëmbajtjen dhe rimbushjen e
njësisë.
• Kontrolloni rregullisht tubin e
shkarkimit të pajisjes dhe nëse është
e nevojshme pastrojeni. Nëse tubi i
shkarkimit është i bllokuar, uji i shkrirë
do të mblidhet në fundin e pajisjes.
2.6 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë rezervë
origjinale.
• Ju lutemi vini re se vetëriparimi ose
riparimi joprofesional mund të ketë
pasoja sigurie dhe mund të
zhvlerësojë garancinë.
• Pjesët e mëposhtme të këmbimit do
të jenë të disponueshme për 7 vjet
pas daljes nga qarkullimi të modelit:
termostatet, sensorët e temperaturës,
qarqet, burimet e dritës, dorezat e
dyerve, menteshat e dyerve, vasketat
dhe koshat. Ju lutemi vini re se disa
nga këto pjesë këmbimi janë të
disponueshme vetëm për riparuesit
profesionistë, dhe se jo të gjitha
pjesët e këmbimit u përshtaten të
gjitha modeleve.
• Guarnicionet e dyerve do të jenë të
disponueshme për 10 vjet pas daljes
nga qarkullimi të modelit.
2.7 Hedhja e mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose
mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit elektrik.
• Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
• Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
• Qarku i ftohjes dhe materialet e
izolimit të kësaj pajisjeje nuk ndikojnë
tek ozoni.
• Shkuma izoluese përmban gaz të
ndezshëm. Kontaktoni autoritetin e
bashkisë suaj për t'u informuar mbi
mënyrën e duhur të hedhjes së
pajisjes.
• Mos i shkaktoni dëmtime pjesës së
njësisë së ftohjes që është afër
shkëmbyesit të nxehtësisë.
SHQIP
59
Содержание ABE818F6NC
Страница 73: ......
Страница 74: ......
Страница 75: ......
Страница 76: ...www aeg com shop 222380289 B 102022 ...