74
www.zanussi.com
VËREJTJE
Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e përshkruara
në këtë manual. Shoqëria nuk mban përgjegjësi
për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara
nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në
këtë manual. Oxhaku është projektuar vetëm për
përdorim shtëpiak.
Kujdes!
Mos e lidhni pajisjen me rrymën elektrike
pa kryer plotësisht instalimin.
Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje,
shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr
spinën ose duke ulur siguresës e përgjithshme të
banesës.
Gjatë ë gjitha veprimeve montuese apo të
mirëmbajtjes përdorni dorashka pune.
Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga
persona që nuk janë në gjendje nga pikëpamja
fi zike, shqisore apo mendore,
dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për
përdorimin e pajisjes, në të kundërt duhet të
mbikqyren ose të mësohen për përdorimin e saj nga
një njeri i përgjegjshëm për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që
të mos luajnë me pajisjen.
Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeti i fi ltrave
nuk është montuar siç duhet!
Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si
mbështetëse për të vendosur sende, veç në rast se
janë të këshilluara posaçërisht.
Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera
me gaz apo lëndë të tjera djegëse, ambjenti duhet
të ajroset në mënyrë të mjaftueshme.
Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një
tubacion që përdoret për nxjerrjen e tymit të
pajisjeve me djegje gazi apo lëndë të tjera djegëse.
Është e ndaluar rreptësisht të gatuani me fl akë
poshtë oxhakut thithës.
Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë fi ltrat
dhe mund të shkaktojë zjarr, prandaj duhet të
mënjanohet patjetër.
Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen
nën vëzhgim për të parandaluar zjarrin në rast
tejnxehjeje të vajit.
Kur suprina është duke punuar pjesët e oxhakut
mund të nxehen.
Për sa i përket masave teknike dhe të sigurisë që
duhet të zbatohen për nxjerrjen e tymit, duhet të
zbatohen me përpikmëri rregulloret e ndërmarrjeve
lokale kompetente.
Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si brenda
ashtu edhe jashtë (TË PAKTËN NJË HERË NË
MUAJ, duke respektuar rregullat e përshkruara në
këtë manual)
Moszbatimi i këtyre rregullave të pastërtisë së
oxhakut dhe të ndërrimit e pastrimit të fi ltrave të
yndyrës përbën rrezik zjarri.
Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë
të vendosura siç duhet për të mënjanuar kështu
rrezikun e dridhjeve nga rryma elektrike.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme
apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave
të përshkruara në këtë manual.
PROBLEME QË LIDHEN ME MJE-
DISIN
Ricikloni materialet me simbolin
. Vendoseni
ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka.
Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të
njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve
elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e
shënuara me simbolin
e mbeturinës shtëpiake.
Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose
kontaktoni me zyrën komunale.
PËRDORIMI
Oxhaku është realizuar për t’u përdorur në variantin
thithës me shkarkim të jashtë
ose fi ltrues me
qarkullim të brendshëm
.
MONTIMI
Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin
e treguar në etiketën e vendosur nga ana e
brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë atëherë
lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave
në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe
pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje
direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina
nuk gjendet në një zonë të arritshme, edhe pas
instalimit, përdorni një çelës sigurese që garanton
shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike
në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të
rregullave të montimit.
Kujdes!
Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut
me rrymën elektrike dhe të verifi koni funksionimin e
drejtë, kontrolloni gjithnjë që kablloja ushqyese të
jetë montuar si duhet.
Summary of Contents for ZHC 92341
Page 2: ...2 www zanussi com 65cm 50cm ...
Page 4: ...4 www zanussi com 180 2 3 4 min 500 mm min 650 mm 5 1 ...
Page 5: ...5 www zanussi com 10 8 9 10 6 7 2x 2x 2x 2x 2x 2x 2x ...
Page 6: ...6 www zanussi com 11 Ø150 12 13 14 2xØ 2 9x6 5 ...
Page 39: ...39 www zanussi com ...
Page 40: ...40 www zanussi com ...
Page 101: ......
Page 102: ......
Page 103: ......