![Vivax SP-7080H Instruction Manual Download Page 31](http://html1.mh-extra.com/html/vivax/sp-7080h/sp-7080h_instruction-manual_1038360031.webp)
VIVAX
AL
•
Bluetooth:
Shtypni butonin MODE në telekomandë ose shtypni vazhdimisht butonin MODE në
panelin e kontrollit të shiritit të zërit derisa të shfaqet BT në ekranin LED. Ekrani LED do
të pulsojë për të treguar që shiriti i zërit është në modalitetin e çiftimit Bluetooth.
Sigurohuni që pajisja që dëshironi të lidhni të jetë gjithashtu në modalitetin e çiftimit dhe
kërkoni për VIVAX SP‐7080H në listën e pajisjeve të saj. Kur çiftohen dy pajisjet, ekrani
LED në altoparlantin në formë shufre do të ndalet së ndezuri dhe do të mbetet konstant.
(Shiriti i zërit tani do të çiftohet automatikisht me këtë pajisje sa herë që është brenda
rrezes dhe ka të aktivizuar Bluetooth.) Pasi të çiftohet, telekomanda mund të përdoret
për të luajtur, ndalur dhe lundruar midis pjesëve në pajisjet e përputhshme iOS dhe
Android.
Vërejtje: Mbajeni butonin BT në telekomandë për të shkëputur lidhjen Bluetooth me
telefonin dhe shiritin e zërit.
•
USB modaliteti media:
Shiriti i zërit është i përputhshëm me disqet flash USB me madhësi deri në 32 GB dhe
mund të luajë skedarë audio direkt. Thjesht futni një njësi të përputhshme në portën
USB në pjesën e pasme të shiritit të zërit dhe njësia automatikisht do të kalojë në
modalitetin USB dhe do të luajë pjesën e parë të pajtueshme. Kontrollet e medias në
telekomandë mund të përdoren për të luajtur, ndaluar dhe lundruar midis pjesëve në
flash drive, dhe ekrani LED do të tregojë kohën aktuale të pjesës që luhet.
USB modaliteti i përsëritjes
(aksesohet edhe përmes telekomandës) mundëson përsëritje të një piste të vetme (Një/
ONE), përsëritje të të gjithë pjesës (TË GJITHA/ ALL) Media player gjithashtu ka një
funksion memorie që do të kujtojë dhe do të vazhdojë nga pika e fundit e luajtur kur një
flash drive USB që ka qenë më parë i përdorur me altoparlantin në formë shufre/ shiritin
e zërit futet sërish.
•
Modalitetet e barazimit/ Equalizer modes:
Altoparlanti në formë shufre/ Shiriti i zërit ka 3 barazime të vendosura/ kurdisura
paraprakisht, të përshtatura për të plotësuar stile të ndryshme të muzikës. Shtypni
butonin EQ në telekomandë për të zgjedhur midis Muzikës (EQ1), Filmit (EQ2), Lajmeve
(EQ3).
•
Montimi në mur/ Wall mounting:
Altoparlanti i zërit ka dy fole kyçe në pjesën e pasme për të mundësuar montimin në mur,
duke përdorur fiksimet e dhëna.
Summary of Contents for SP-7080H
Page 50: ...ENG VIVAX ...
Page 62: ... 0 1 1 1 1 1 2 1 34 5 46 46 78 2 1 1 1 1 9 5 1 1 1 1 1 1 1 1 1 78888 ...
Page 66: ...ENG VIVAX ...
Page 67: ...VIVAX ENG ...
Page 68: ......