![Skil Masters 9408 Original Instructions Manual Download Page 153](http://html1.mh-extra.com/html/skil/masters-9408/masters-9408_original-instructions-manual_1287797153.webp)
153
elektrikë ose objekte që mund të shkaktojnë goditjen e
kthimit.
UDHËZIMET E SHTESË PËR SIGURINË
TË PËRGJITHSHME
• Kjo vegël nuk është e përshtatshme për mprehje/prerje
në lagështi
• Përdorni vetëm fllanxhat që shoqërojnë këtë vegël
• Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
AKSESORËT
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët e duhur që mund të
merren nga shitësi i SKIL
• Përdoreni vetëm me disqe mprehës/prerës me një
trashësi maksimale prej 8 mm dhe një diametër të
vrimës së boshtit prej 22 mm
• Për montimin/përdorimin e aksesorëve jo nga SKIL,
ndiqni udhëzimet e prodhuesit përkatës
• Mos përdorni kurrë zvogëlues ose përshtatës për të
vendosur disqe mprehëse/prerëse me vrima të mëdha
• Mos përdorni kurrë aksesorë më një vrimë me fileto “të
mbyllur” më të vogël se M14 x 21 mm
• Manovrojini dhe ruajini me kujdes disqet mprehëse/
prerëse për të shmangur krisjet ose çarjet
PËRDORIMI NË AMBIENTE TË JASHTME
• Lidheni veglën me anë të një automati të qarkut për
korrentin defektoz (FI) me një rrymë aktivizimi prej 30 mA
maksimumi
PARA PËRDORIMIT
• Para se ta përdorni veglën për herë të parë,
rekomandohet që të merrni informacione praktike
• Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
• Montoni gjithmonë dorezën ndihmëse E
2
dhe
mbrojtësen F
2
; mos e përdorni kurrë veglën pa të
•
Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë
(kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
•
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të
shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth);
mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit;
mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
• Kini kujdes kur prisni kanale, veçanërisht në murë
mbështetëse (të çarat në muret mbështetëse janë objekt
i rregulloreve specifike të shtetit; këto rregullore duhet të
merren parasysh në çdo rrethanë)
•
Siguroni materialin e punës
(një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
• Mos e shtrëngoni veglën në një morsë
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
GJATË PËRDORIMIT
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
• Kurrë mos e përdorni pajisjen kur kordoni është i
dëmtuar; ai duhet të zëvendësohet nga një kordon i
veçantë që disponohet në qendrat e servisit të
pas-shitjeve për veglat SKIL të energjisë dhe
zëvendësimi duhet të kryhet nga një person i kualifikuar
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
• Në rast ndërprerje të energjisë ose kur spina hiqet
aksidentalisht nga priza, pajisja nuk do të ndizet
përsëri vetë; për ta ndezur përsëri pajisjen,
zhbllokoni çelësin e ndezjes/fikjes
9
c dhe ndizeni
përsëri pajisjen
PAS PËRDORIMIT
• Pas fikjes së veglës, mos e ndaloni kurrë rrotullimin e
aksesorit duke ushtruar një forcë anësore
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3
Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4
Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
5
Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6
Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
• Montimi i aksesorëve
2
! hiqeni spinën
- pastroni boshtin kryesor A dhe të gjitha pjesët që do të
montohen
- shtrëngoni fllanxhën shtrënguese B me çelës C
ndërsa shtyni butonin e bllokimit të boshtit D
! shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues D
vetëm kur boshti A të jetë e palëvizshme
- për heqjen e aksesorëve të trajtojë anasjelltas
! disqet mprehëse/prerëse nxehen shumë gjatë
përdorimit; mos i prekni deri sa të ftohen
! mos përdorni kurrë një disk mprehës/prerës pa
një etiketë (“thithëse”) që i ngjitet sipër (nëse ka)
• Montimi i dorezës ndihmëse E
7
! hiqeni spinën
- vidhosni dorezën ndihmëse E në të djathtë, sipër ose
në të majtë të veglës (në varësi të punës që do të
kryhet)
• Heqja/montimi/rregullimi i mbrojtëses F
8
! hiqeni spinën
! sigurohuni që ana e mbyllur e mbrojtëses është e
drejtuar gjithmonë nga operatori
- nëse është e nevojshme, rregulloni mbrojtësen F duke
shtrënguar vidën X që është e caktuar paraprakisht në
fabrikë (
sigurohuni që mbrojtësja është e mbyllur
)
Summary of Contents for Masters 9408
Page 5: ...5 7 F X 8 ...
Page 6: ...6 0 9a 9b 9c ACCESSORIES WWW SKIL COM ...
Page 155: ...155 ...
Page 156: ...156 ...
Page 165: ...165 0 9a 9b 9c ت ا ق ح ل مل ا WWW SKIL COM امللحقات ...
Page 166: ...166 7 F X 8 ...
Page 168: ...AR FA ة ّ ي جالخة زوا 9408 2610S00396 12 18 62 ﻛﻮﻧﻴﻨﺎﻧﺒﺮج ڨ ب ﺳﻜﻴﻞ ﻫﻮﻟﻨﺪا ﺑﺮﻳﺪا د ب 4825 ...