![Samsung WW6 A Series Manual Download Page 356](http://html.mh-extra.com/html/samsung/ww6-a-series/ww6-a-series_manual_1198063356.webp)
Shqip
20
Zg
jidhja e pr
obl
eme
ve
Problemi
Veprimi
Ndalon.
• Sigurohuni që kordoni elektrik të jetë futur në prizë funksionale.
• Kontrolloni siguresën ose ngrini automatin.
• Mbyllni derën dhe shtypni butonin
Fillo/Ndalo
për të nisur lavatriçen. Për sigurinë
tuaj, lavatriçja nuk rrotullohet dhe as shtrydh nëse dera është e hapur.
• Përpara se lavatriçja të fillojë të mbushet, do të bëjë disa zhurma kërcitëse për të
kontrolluar kyçjen e derës si dhe një shkarkim të shpejtë.
• Mund të ketë një ndërprerje ose periudhë njomjeje në cikël. Prisni për pak dhe
lavatriçja mund të rinisë.
• Sigurohuni që filtri rrjetë i zorrës së furnizimit me ujë të mos jetë bllokuar te
rubinetat e ujit. Pastrojeni herë pas here filtrin rrjetë.
• Nëse lavatriçja nuk merr energji të mjaftueshme, për njëfarë kohe mund të mos
kryejë shkarkimin ose centrifugimin. Sapo të rimarrë energji të mjaftueshme,
lavatriçja do të vijojë punën si normalisht.
Mbushet me ujë në
temperaturën e gabuar.
• Hapni të dy rubinetat deri në fund.
• Sigurohuni që keni zgjedhur saktë temperaturën.
• Sigurohuni që zorrët janë lidhur me rubinetat e duhur. Shkarkon ujin e linjave.
• Sigurohuni që ngrohësi i ujit të jetë caktuar për të nxjerrë ujë të ngrohtë prej së paku
49 °C (120 °F) në rubinet. Gjithashtu, kontrolloni kapacitetin e ngrohësit të ujit dhe
shpejtësinë e rikuperimit.
• Shkëputni zorrët dhe pastroni filtrin rrjetë. Filtri rrjetë mund të jetë bllokuar.
• Ndërkohë që lavatriçja mbushet, temperatura e ujit mund të ndryshojë pasi
funksioni i komandimit automatik të temperaturës kontrollon temperaturën e ujit në
hyrje. Kjo është normale.
• Ndërkohë që lavatriçja mbushet, mund të vini re se në shpërndarëse shkon vetëm
ujë i ngrohtë dhe/ose vetëm ujë i ftohtë, kur janë zgjedhur temperatura të ftohta
ose të ngrohta. Kjo është sjellje normale e funksionit të komandimit automatik të
temperaturës teksa lavatriçja përcakton temperaturën e ujit.
Ngarkesa del e lagur në
fund të një cikli.
• Përdorni shpejtësitë "E lartë" ose "Ekstra e lartë" të shtrydhjes.
• Përdorni detergjent të efikasitetit të lartë (HE) për të reduktuar shkumën e tepërt.
• Ngarkesa është shumë e vogël. Ngarkesat e vogla (një ose dy artikuj) mund të
zhbalancohen dhe të mos shtrydhen plotësisht.
• Sigurohuni që zorra e shkarkimit të mos jetë spërdredhur apo bllokuar.
Pikon ujë.
• Sigurohuni që dera të jetë mbyllur siç duhet.
• Sigurohuni që të gjitha zorrët të jenë lidhur mirë.
• Sigurohuni që skaji i zorrës së shkarkimit të jetë futur dhe siguruar mirë në sistemin
e shkarkimit.
• Mos mbingarkoni.
• Përdorni detergjent të efikasitetit të lartë (HE) për të shmangur shkumën e tepërt.
WW5100A-MD_MANUAL_DC68-04279A-01_SQ.indd 20
2021-07-30 11:58:14
Summary of Contents for WW6 A Series
Page 28: ...DC68 04279A 01 WW5100A MD_MANUAL_DC68 04279A 01_EN indd 28 2021 07 30 11 57 52 ...
Page 56: ...DC68 04279A 01 WW5100A MD_MANUAL_DC68 04279A 01_BG indd 28 2021 07 30 12 00 34 ...
Page 84: ...DC68 04279A 01 WW5100A MD_MANUAL_DC68 04279A 01_CS indd 28 2021 07 30 12 00 20 ...
Page 112: ...DC68 04279A 01 WW5100A MD_MANUAL_DC68 04279A 01_ET indd 28 2021 07 30 12 00 08 ...
Page 140: ...DC68 04279A 01 WW5100A MD_MANUAL_DC68 04279A 01_HR indd 28 2021 07 30 11 59 55 ...
Page 168: ...DC68 04279A 01 WW5100A MD_MANUAL_DC68 04279A 01_HU indd 28 2021 07 30 11 59 43 ...
Page 196: ...DC68 04279A 01 WW5100A MD_MANUAL_DC68 04279A 01_LT indd 28 2021 07 30 11 59 30 ...
Page 224: ...DC68 04279A 01 WW5100A MD_MANUAL_DC68 04279A 01_LV indd 28 2021 07 30 11 59 17 ...
Page 252: ...DC68 04279A 01 WW5100A MD_MANUAL_DC68 04279A 01_MK indd 28 2021 07 30 11 59 05 ...
Page 280: ...DC68 04279A 01 WW5100A MD_MANUAL_DC68 04279A 01_RO indd 28 2021 07 30 11 58 52 ...
Page 308: ...DC68 04279A 01 WW5100A MD_MANUAL_DC68 04279A 01_SK indd 28 2021 07 30 11 58 39 ...
Page 336: ...DC68 04279A 01 WW5100A MD_MANUAL_DC68 04279A 01_SL indd 28 2021 07 30 11 58 27 ...
Page 364: ...DC68 04279A 01 WW5100A MD_MANUAL_DC68 04279A 01_SQ indd 28 2021 07 30 11 58 15 ...
Page 392: ...DC68 04279A 01 WW5100A MD_MANUAL_DC68 04279A 01_SR indd 28 2021 07 30 11 58 03 ...