![Samsung WF600B0BK Series User Manual Download Page 620](http://html.mh-extra.com/html/samsung/wf600b0bk-series/wf600b0bk-series_user-manual_1197892620.webp)
4_
informacioni i sigurisë
informacioni i sigurisë
Urime për makinë tuaj larëse të re Samsung ActivFresh™. Ky manual përmban
informacion të rëndësishëm për instalimin, përdorimin dhe përkujdesjen e pajisjes
tuaj. Lutemi lexojeni manualin me kujdes për të përdorur dhe njohur sa më mirë
funksionet e kësaj makine larëse.
ÇFARË DUHET TË DINI PËR UDHËZIMET E SIGURISË
Ju lutemi lexojeni këtë manual me kujdes për t’u siguruar se dini si të përdorni në mënyrë të sigurt dhe
efikase tiparet dhe funksionet e shumta të pajisjes suaj të re, dhe ruajeni atë në një vend të sigurt pranë
pajisjes për t’ju referuar në të ardhmen. Pajisjen përdoreni vetëm për qëllimin për të cilin është projektuar siç
përshkruhet në këtë manual udhëzimesh.
Paralajmërimet dhe Udhëzimet e Rëndësishme për Sigurinë në këtë manual nuk mbulojnë të gjitha kushtet
dhe situatat e mundshme që mund të ndodhin. Është përgjegjësia juaj të jeni të arsyeshëm, të bëni kujdes
dhe të jeni të vëmendshëm kur instaloni, mirëmbani dhe vini në punë makinën tuaj të larjes.
Për shkak se këto udhëzime funksionimi mbulojnë modele të ndryshme, karakteristikat e makinës tuaj larëse
mund të ndryshojnë disi nga ato të përshkruara në këtë manual dhe jo të gjitha simbolet e paralajmërimit
mund të aplikohen. Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim, kontaktoni qendrën tuaj më të afërt të shërbimit
ose merrni ndihmë dhe informacion në faqen e internetit www.samsung.com.
SIMBOLE DHE PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË
Çfarë nënkuptojnë ikonat dhe shenjat në këtë manual përdoruesi:
PARALAJMERIM
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë
lëndim të rëndë
të personit, vdekje dhe/ose dëmtim të pronës.
KUJDES
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë
lëndim të
personit, dhe/ose dëmtim të pronës.
KUJDES
Për të ulur rrezikun e zjarrit, shpërthimit, goditjes elektrike ose lëndimeve
ndaj personit kur përdorni makinën larëse, ndiqni këto masa të
rëndësishme sigurie:
MOS u përpiqni.
MOS e çmontoni.
MOS e prekni.
Ndiqni udhëzimet me saktësi.
Hiqni spinën e korrentit nga priza në mur.
Sigurohuni se makina është e tokëzuar për të parandaluar goditjen
elektrike.
Telefononi qendrës së shërbimit për ndihmë.
Vini re
Këto shenja paralajmëruese janë këtu për të parandaluar lëndimin tuaj dhe të të tjerëve.
Ju lutemi ndiqini ato me rreptësi.
Pasi ta keni lexuar këtë pjesë ruajeni në vend të sigurt që t’i referoheni në të ardhmen.
Lexojini të gjitha udhëzimet përpara se të përdorni pajisjen.
Sikurse me çdo pajisje që përdor elektricitet dhe pjesë të lëvizshme, ekzistojnë rreziqe të
mundshme. Për të përdorur në mënyrë të sigurt këtë pajisje, njihuni me funksionet e saj dhe
bëni kujdes kur e përdorni.
WF702Y4BK-03149E-03_SQ.indd 4
2013-5-14 9:03:02
Summary of Contents for WF600B0BK Series
Page 43: ...WF702Y4BK 03149E 03_EN indd 43 2013 5 14 8 55 58 ...
Page 87: ...бележки WF702Y4BK 03149E 03_BG indd 43 2013 5 14 8 55 20 ...
Page 131: ...poznámky WF702Y4BK 03149E 03_CS indd 43 2013 5 14 8 55 41 ...
Page 175: ...meelespea WF702Y4BK 03149E 03_ET indd 43 2013 5 14 8 56 33 ...
Page 219: ...σημειώσεις WF702Y4BK 03149E 03_GK indd 43 2013 5 14 8 56 56 ...
Page 263: ...zabilješke WF702Y4BK 03149E 03_HR indd 43 2013 5 14 8 57 23 ...
Page 307: ...jegyzet WF702Y4BK 03149E 03_HU indd 43 2013 5 14 8 57 51 ...
Page 351: ...WF702Y4BK 03149E 03_IT indd 43 2013 5 14 9 00 25 ...
Page 395: ...atmintinė WF702Y4BK 03149E 03_LT indd 43 2013 5 14 9 00 54 ...
Page 439: ...atgādne WF702Y4BK 03149E 03_LV indd 43 2013 5 14 9 01 19 ...
Page 483: ...белешки WF702Y4BK 03149E 03_MK indd 43 2013 5 14 9 01 37 ...
Page 527: ...Note WF702Y4BK 03149E 03_RO indd 43 2013 5 14 9 02 05 ...
Page 571: ...Заметки WF702Y4BK 03149E 03_RU indd 43 2013 5 14 9 02 28 ...
Page 615: ...poznámky WF702Y4BK 03149E 03_SK indd 43 2013 5 14 9 02 52 ...
Page 659: ...shënime WF702Y4BK 03149E 03_SQ indd 43 2013 5 14 9 03 15 ...
Page 703: ...podsetnik WF702Y4BK 03149E 03_SR indd 43 2013 5 14 9 03 38 ...