Përpara se të lexoni këtë manual
përdorimi
Televizori vjen bashkë me këtë Manual Përdorimi dhe një manual
elektronik të integruar ( >
Cilësimet
>
e-Manual
).
Paralajmërim! Udhëzime të
rëndësishme të sigurisë
Lexoni udhëzimet e sigurisë përpara se të përdorni televizorin.
Shihni tabelën më poshtë për një shpjegim të simboleve që mund
të ndodhen në produktin tuaj "Samsung".
KUJDES
RREZIK GODITJEJE ELEKTRIKE. MOS E HAPNI.
KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJEVE ELEKTRIKE,
MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA
NUK KA PJESË TË RIPARUESHME NGA PËRDORUESI.
DREJTOJUNI PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR
SHËRBIME RIPARIMI.
Ky simbol tregon që brenda ka tension të
lartë. Është e rrezikshme të prekni pjesët e
brendshme të produktit.
Ky simbol tregon se produkti përfshin
dokumentacion të rëndësishëm në lidhje me
përdorimin dhe mirëmbajtjen.
Produkt i kategorisë II: Ky simbol tregon se
nuk nevojitet lidhje sigurie me tokëzimin
elektrik (tokëzimi). Nëse ky simbol nuk
është i pranishëm në një produkt me kordon
elektrik, produkti DUHET të ketë një lidhje të
qëndrueshme tokëzimi.
Tensioni AC: Tensioni nominal i shënuar me
këtë simbol është tensioni AC.
Tensioni DC: Tensioni nominal i shënuar me
këtë simbol është tensioni DC.
Kujdes. Drejtojuni udhëzimeve për
përdorimin: Ky simbol udhëzon përdoruesin
që t'i drejtohet manualit të përdorimit për
informacion të mëtejshëm në lidhje me
sigurinë.
Energjia
•
Mos i mbingarkoni prizat në mur, kabllot zgjatuese apo
përshtatësit përtej normës dhe kapacitetit të tensionit të tyre.
Kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditjeje elektrike.
Referojuni seksionit të specifikimeve të energjisë në manual
dhe/ose etiketës së furnizimit me energji në produkt për
informacione mbi tensionin dhe korrentin.
•
Kordonët elektrikë duhet të vendosen në mënyrë që të
mos shkelen apo kapen nga objekte që vendosen mbi to.
Kushtojuni vëmendje të posaçme skajeve të kordonëve, në
priza dhe në pjesët ku dalin nga pajisja.
•
Mos futni asgjë metalike në hapësirat e pajisjes. Kjo mund të
shkaktojë goditjeje elektrike.
•
Për të shmangur goditjet elektrike, mos prekni asnjëherë
pjesët e brendshme të pajisjes. Pajisja duhet të hapet vetëm
nga tekniku i kualifikuar.
•
Sigurohuni ta shtyni spinën në prizë derisa të puthitet mirë.
Kur ta hiqni kordonin elektrik nga priza, tërhiqeni gjithnjë nga
spina. Mos e hiqni kurrë duke e tërhequr nga kordoni. Mos e
prekni kordonin elektrik me duar të lagura.
•
Nëse pajisja nuk funksionon normalisht - sidomos nëse
lëshon zhurmë ose aromë të pazakontë - hiqeni menjëherë
nga priza dhe kontaktoni shitësin ose qendrën e autorizuar të
shërbimit "Samsung".
•
Për ta mbrojtur pajisjen nga rrufetë, apo kur nuk përdoret
për një kohë të gjatë (veçanërisht në praninë e një fëmije,
të moshuari apo personi me aftësi të kufizuara kur ata janë
vetëm), sigurohuni që ta hiqni nga priza dhe shkëputeni
sistemin e antenës apo kabllor.
– Grumbullimi i pluhurit mund të shkaktojë goditje elektrike,
shkarkim elektrik ose zjarr duke bërë që kordoni të lëshojë
shkëndija dhe nxehtësi, ose t'i prishet veshja izoluese.
•
Përdorni vetëm spina dhe priza të tokëzuara siç duhet.
– Tokëzimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë goditje
elektrike ose dëmtim të pajisjes. (Vetëm pajisje të
kategorisë I.)
•
Për ta fikur tërësisht këtë pajisje, shkëputeni nga priza. Për
t'u siguruar se mund ta shkëputni shpejt aparaturën nëse e
shikoni të nevojshme, sigurohuni që spina dhe priza të jenë në
pozicion praktik.
Shqip
Shqip - 2
83 / 134
Summary of Contents for UE43AU7172U H Series
Page 10: ...This page is intentionally left blank ...
Page 18: ...Az oldal szándékosan üres ...
Page 26: ...Ta strona jest celowo pusta ...
Page 34: ...Αυτή η σελίδα έχει μείνει σκόπιμα κενή ...
Page 42: ...Тази страница е нарочно оставена празна ...
Page 50: ...Ova je stranica namjerno ostavljena praznom ...
Page 58: ...Tato stránka je prázdná záměrně ...
Page 66: ...Táto strana je vynechaná zámerne ...
Page 74: ...Această pagină este intenţionat lăsată goală ...
Page 82: ...Ova stranica je namerno ostavljena praznom ...
Page 90: ...Kjo faqe është lënë qëllimisht bosh ...
Page 98: ...Оваа страница е намерно оставена празна ...
Page 106: ...Ta stran je namenoma prazna ...
Page 114: ...Šī lapa ar nolūku ir atstāta tukša ...
Page 122: ...Šis puslapis specialiai paliktas tuščias ...
Page 130: ...See leht on jäetud tahtlikult tühjaks ...
Page 131: ...See leht on jäetud tahtlikult tühjaks ...