Shqip - 16
Moduli CI+ nuk punon.
•
Televizori yt "Samsung" pajtohet me standardin CI+ 1.4.
•
Nëse moduli i ndërfaqes së përbashkët CI+ nuk e mbështet këtë pajisje, hiqeni modulin dhe kontaktoni
operatorin e modulit CI+ për ndihmë.
Telekomanda nuk punon.
•
Kontrolloni nëse llamba treguese në fund të televizorit pulson kur shtypni butonin e ndezjes në
telekomandë. Nëse nuk pulson, ndërroni bateritë e telekomandës.
•
Sigurohuni që bateritë janë vendosur me polet (+/–) në pozicionet e duhura.
•
Provoni t'ia drejtoni telekomandën direkt televizorit nga 1,5-1,8 m distancë.
Telekomanda e aparatit kabllor apo satelitor nuk e ndez apo fik televizorin as nuk e
ndryshon volumin.
•
Programoni telekomandën e aparatit kabllor ose satelitor që të komandojë televizorin. Shihni manualin e
përdorimit të aparatit kabllor apo satelitor për kodin e televizorit "SAMSUNG".
Cilësimet e televizorit humbin pas 5 minutash.
•
Televizori është në
Modaliteti për dyqan me pakicë
. Ndryshoni
Modaliteti për përdorim
në menynë
Të
përgjithshme
Menu në
Regjimi në shtëpi
( >
Cilësimet
>
Të përgjithshme
>
Administrimi i sistemit
>
Modaliteti për përdorim
>
Regjimi në shtëpi
).
"Wi-Fi" me ndërprerje
•
Sigurohuni që televizori të ketë lidhje me rrjetin ( >
Cilësimet
>
Të përgjithshme
>
Rrjeti
>
Statusi i
rrjetit
).
•
Sigurohuni që fjalëkalimi i "Wi-Fi" të jetë dhënë saktë.
•
Kontrolloni distancën midis televizorit dhe modemit ose pikëhyrjes. Largësia nuk duhet të jetë mbi 15,2 m.
•
Ulni interferencën duke mos përdorur ose duke fikur pajisjet me valë. Gjithashtu, verifikoni që nuk ka
pengesa midis televizorit dhe modemit ose pikëhyrjes. (Fuqia e sinjalit "Wi-Fi" mund të ulet nga pajisjet,
telefonat me valë, muret prej guri/oxhaqet etj.)
Njëkatëshe
Shumëkatëshe
Pikëhyrja me valë
Repetitor "Wi-Fi"
•
Kontaktoni me operatorin e internetit (ISP) dhe kërkojini të rivendosë qarkun e rrjetit për të riregjistruar
adresat MAC të modemit/pikëhyrjes suaj dhe të televizorit.