Shqip - 149
Ndërrimi i menteshës
Veglat që kërkohen (nuk ofrohen)
Kaçavidë kryq
Kaçavidë me kokë të sheshtë
Çelës 11 mm
Çelës tub 10 mm
Çelës tub 8 mm
Çelës 10 mm
Për të ndërruar menteshat, fillimisht duhet të hiqni dyert.
KUJDES
•
Bëni shumë kujdes kur hiqni dyert sepse janë të rënda.
•
Përpara se të ndërroni menteshat, vendosni një shtresë të butë në dysheme si p.sh. karton,
për të parandaluar gërvishtjen e dyerve kur t’i vendosni poshtë.
•
Meqenëse menteshat duhet të trajtohen me kujdes dhe të ndërrohen nga dy ose më shumë
persona, ju rekomandojmë që të telefononi për një shërbim teknik profesional.
•
Nëse i hiqni menteshat pa e mbajtur derën, dera mund të bjerë dhe të shkaktojë dëmtime.
•
Sigurohuni që boshti të shtrëngohet fort mbi menteshë.
•
Kontrolloni që mentesha të shtrëngohet fort me frigoriferin.
•
Sigurohuni që lidhësit e kabllove të jenë lidhur siç duhet.
•
Kini kujdes që të mos dëmtoni kabllot kur të mbërtheni kapakun e sipërm.
PARALAJMËRIM
•
Përkulja/shtrirja e frigoriferit kërkon të paktën 2 persona.
•
Hiqni kordonin elektrik përpara kthimit të dyerve në të kundërtën.