Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme të
sigurisë
Lexoni udhëzimet e sigurisë përpara se të përdorni televizorin.
Shihni tabelën më poshtë për një shpjegim të simboleve që mund të ndodhen në produktin tuaj "Samsung".
KUJDES
Produkt i kategorisë II: Ky simbol tregon se
nuk nevojitet lidhje sigurie me tokëzimin
elektrik (tokëzimi). Nëse ky simbol nuk
është i pranishëm në një produkt me kordon
elektrik, produkti DUHET të ketë një lidhje të
qëndrueshme tokëzimi.
RREZIK GODITJEJE ELEKTRIKE. MOS E HAPNI.
KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJEVE ELEKTRIKE,
MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA
NUK KA PJESË TË RIPARUESHME NGA PËRDORUESI.
DREJTOJUNI PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIME
RIPARIMI.
Tensioni AC: Tensioni nominal i shënuar me
këtë simbol është tensioni AC.
Ky simbol tregon që brenda ka tension të
lartë. Është e rrezikshme të prekni pjesët e
brendshme të produktit.
Tensioni DC: Tensioni nominal i shënuar me
këtë simbol është tensioni DC.
Ky simbol tregon se produkti përfshin
dokumentacion të rëndësishëm në lidhje me
përdorimin dhe mirëmbajtjen.
Kujdes. Drejtojuni udhëzimeve për përdorimin:
Ky simbol udhëzon përdoruesin që t'i drejtohet
manualit të përdorimit për informacion të
mëtejshëm në lidhje me sigurinë.
•
Foletë dhe hapësirat brenda kasës dhe në pjesën e pasme dhe të poshtme hapen për ajrosjen e nevojshme.
Për të garantuar funksionim të qëndrueshëm të kësaj pajisjeje dhe për ta mbrojtur nga mbinxehja, këto fole
dhe hapësira nuk duhet të bllokohen apo mbulohen kurrë.
– Mos e vendosni këtë pajisje në hapësirë të izoluar, si p.sh. në raft ose në dollap inkaso, nëse nuk kanë
ajrimin e duhur.
– Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë kaloriferit ose mbi të, ose mbi kanale ajrimi, ose në vende ku
mund të ekspozohet ndaj rrezeve të diellit.
– Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
•
Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut dhe mos e vendosni pranë ujit (pranë vaskës, legenit me ujë, lavamanit
në kuzhinë ose makinës larëse, në sipërfaqe me lagështirë ose pranë pishinës etj.). Nëse pajisja laget pa
dashje, hiqeni nga priza dhe kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar.
•
Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku ndodheni mund të ketë rregullore mjedisore që kërkojnë t'i
hidhni bateritë sipas masave të caktuara. Kontaktoni autoritetet lokale për informacion mbi hedhjen ose
riciklimin.
•
Mos i mbingarkoni prizat, kordonët zgjatues ose përshtatësit përtej kapacitetit të tyre, pasi mund të
shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
•
Kordonët elektrikë duhet të vendosen në mënyrë që të mos shkelen apo kapen nga objekte që vendosen
mbi to. Kushtojuni vëmendje të posaçme skajeve të kordonëve, në priza dhe në pjesët ku dalin nga pajisja.
Shqip - 3
Shqip
Summary of Contents for Q 60R Series
Page 21: ...This page is intentionally left blank ...
Page 41: ...Az oldal szándékosan üres ...
Page 61: ...Ta strona jest celowo pusta ...
Page 81: ...Αυτή η σελίδα έχει μείνει σκόπιμα κενή ...
Page 101: ...Тази страница е нарочно оставена празна ...
Page 121: ...Ova je stranica namjerno ostavljena praznom ...
Page 141: ...Tato stránka je prázdná záměrně ...
Page 161: ...Táto strana je vynechaná zámerne ...
Page 181: ...Această pagină este intenţionat lăsată goală ...
Page 201: ...Ova stranica je namerno ostavljena praznom ...
Page 221: ...Kjo faqe është lënë qëllimisht bosh ...
Page 241: ...Оваа страница е намерно оставена празна ...
Page 261: ...Ta stran je namenoma prazna ...
Page 281: ...Šī lapa ar nolūku ir atstāta tukša ...
Page 301: ...Šis puslapis specialiai paliktas tuščias ...
Page 321: ...See leht on jäetud tahtlikult tühjaks ...
Page 322: ...See leht on jäetud tahtlikult tühjaks ...